Tregtia e Shangait me BE-në arrin në 65 miliardë dollarë në janar-korrik
2022-08-25 16:02:53

Foto:VCG

Importet dhe eksportet midis Shangait dhe partnerit më të madh të tij në tregtinë e jashtme, Bashkimit Evropian (BE), arritën në 450.81 miliardë juanë (rreth 65.8 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë, duke shënuar një rënie të lehtë prej 0.2 për qind nga viti në vit, bën të ditur “Xinhua”.

Shifra përbënte 19.7 për qind të vlerës totale tregtare të Shangait gjatë periudhës. Në shtatë muajt e parë, vëllimi total i importit dhe eksportit të Shangait arriti në 2.28 trilionë juanë, 3.03 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Doganave të Shangait.

Eksportet e Shangait në BE arritën në 162.19 miliardë juanë, 22.5 për qind më shumë nga viti në vit, ndërsa importet nga BE arritën në 288.62 miliardë juanë, 9.6 për qind më pak nga viti në vit.

Në shtatë muajt e parë, importet dhe eksportet e Shangait në Gjermani dhe Francë ishin përkatësisht 140.01 miliardë juanë dhe 53.81 miliardë juanë, me një rënie prej 4.1 për qind dhe 12.1 për qind nga viti në vit. Gjatë së njëjtës periudhë, importi dhe eksporti në Itali arriti në 60.82 miliardë juanë, një rritje prej 1.4 për qind nga viti në vit. (Elona)