Irani merr përgjigjen e ShBA-së ndaj tekstit të BE-së për rifillimin e marrëveshjes së vitit 2015
2022-08-25 18:40:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Teherani  tha të mërkurën se kishte marrë përgjigje nga Uashingtoni ndaj tekstit "përfundimtar" të BE-së për rihyrjen në fuqi të marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë e mëdha të vitit 2015.

"Këtë mbrëmje Irani mori përgjigjen e ShBA-së nëpërmjet Bashkimit Evropian. Shqyrtimi i kujdesshëm i përgjigjes ka filluar në Teheran," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani. "Irani do të ndajë pikëpamjen e tij me BE-në, si koordinatore e bisedimeve bërthamore, pas përfundimit të shqyrtimit nga Teherani."

Pas 16 muajsh bisedimesh të parregullta e të tërthorta amerikano-iraniane, edhe me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha më 8 gusht se kishte paraqitur një ofertë përfundimtare dhe priste një përgjigje brenda "shumë, shumë pak javësh".

Irani javën e kaluar iu përgjigj tekstit të BE-së me "pikëpamje dhe vlerësime shtesë", ndërsa u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tregojnë elasticitet për të zgjidhur tre çështjet e mbetura.