Fytyra e vërtetë prej "polici botëror" e ShBA-së
2022-08-25 16:29:56

Sipas njoftimeve të Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Sirisë, të dielën një autokolonë prej 137 makinash cisternë të ushtrisë amerikane e dërguan naftën e vjedhur në  Sirinë Verilindore në një bazë të ushtrisë amerikane në Irak. Më parë, Ministria e Naftës dhe e Burimeve Minerare e Sirisë bëri një deklaratë, ku thuhet se në gjysmën e parë të këtij viti, sasia e naftës së prodhuar në Siri ishte afro 14.5 milionë fuçi, 83 % e të cilave u grabitën nga "ushtria amerikane dhe mercenarët e saj".

Pas shpërthimit të luftës civile në Siri, ushtria amerikane dërgoi trupa në këtë vend në emër të "antiterrorizmit", duke shkaktuar jo vetëm fatkeqësi humanitare serioze, por edhe duke grabitur në mënyrë të paskrupullt pasuritë e Sirisë.(Xu Guang)