Kanadaja do të eksportojë hidrogjen të gjelbër në Gjermani deri në vitin 2025
2022-08-25 14:58:56

Foto: VCG

Kanadaja dhe Gjermania nënshkruan të martën një marrëveshje që synon të ndërtojë një zinxhir furnizimi transatlantik për hidrogjenin e gjelbër, me dërgesat e para që do të fillojnë që në vitin 2025. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria kanadeze e Burimeve Natyrore, nënshkrimi i një Deklarate të Përbashkët të Synimit, që angazhon të dy vendet për bashkëpunim në eksportin e hidrogjenit kanadez në Gjermani, do të rrisë sigurinë energjetike gjermane, bën të ditur “Xinhua”.  Një kompani me bazë në Newfoundland pritet të përdorë energjinë e erës për të prodhuar hidrogjen "të gjelbër" me emetim zero. "Zhbllokimi i potencialit të hidrogjenit është një pjesë thelbësore e planit të qeverisë sonë për një të ardhme të qëndrueshme ekonomike, jo vetëm për mundësitë e brendshme për reduktimin e emetimeve, por edhe për mundësinë e eksportit, për të ofruar energji të pastër për vendet anembanë globit",- tha ministri kanadez i Burimeve Natyrore, Jonathan Wilkinson.  (Elona)