70 vjet, Kina e Re dëshmon ndërrimin e brezave në telekomunikacion

2019-10-08 15:20:12 CRI Komenti juaj Printoni

Me 5G, mund të prekim të ardhmen!

Më 6 qershor 2019, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës dha lejet për përdorimin komercial të teknologjisë 5G për katër kompani kineze, duke simbolizuar nisjen zyrtare të përdorimit të teknologjisë 5G në Kinë.

Brezi i 5-të, 5G, është një teknologji revolucionare, pasi me këtë telekomunikacioni mund të transformohet nga interneti i lëvizshëm në internetin e gjërave.

Sipas një raporti të publikuar nga Shoqata Globale e Telekomunikacionit (GSMA), në periudhën 2018-2025, operatorët e telekomunikacionit në Azi po planifikojnë të bëjnë 370 miliardë dollarë amerikanë investime për ndërtimin e rrjetit të ri 5G dhe në vitin 2025, vetëm Kina parashikohet që të investojë 184 miliardë dollarë në këtë drejtim.

"4G është risi teknologjike dhe komerciale, ndërsa 5G është si krijimi i një sistemi ekologjik. 4G është si ndërtimi i rrugëve dhe 5G është si ndërtimi i një qyteti. Do të krijojmë një sistem të tillë që lidhet me të gjithë sektorët. Ky është dallimi mes 4G dhe 5G," thotë kryemenaxherja e departamentit të teknologjisë pranë grupit "China Mobile", Wang Xiaoyun.

Tani, operatorët në Kinë kanë hartuar planet e tyre për teknologjinë 5G dhe nga ana tjetër, tarifat e telekomunikacionit janë në ulje të vazhdueshme. Tarifat "roaming" janë anuluar dhe politika "Ngritje e shpejtësisë, ulje e tarfiave" ka krijuar një mjedis favorizues për ndërmarrjet e vogla e të mesme, si edhe konsumatorët e thjeshtë.

Nga faza fillestare 1G me bazë të dobët deri në fazën 2G me ndjekjen e teknologjisë së huaj, nga faza me zhvillim të shpejtë 3G deri në atë të sinkronizimit me 4G, Kina me përpjekjet e veta e bashkëpunim të ndërsjellë me palët, ka realizuar një zhvillim të vrullshëm në telekomunikacion. Në fazën e ardhshme me 5G, Kina do të drejtojë prirjen e kohës me shpejtësi dhe cilësi më të mirë për të gjithë njerëzimin. (Jiang Lei)


1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore