2019-10-08 15:20:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Faza fillestare me bazë të dobët
Sektori i telekomunikacionit i Kinës ka pasur një nisje të vonë dhe një bazë shumë të dobët. Në fund të vitit 1949, kishte vetëm 310 mijë centrale telefonike në mbarë vendin, një e treta e të cilave ishin manuale. Për largësi të mëdha duhej të përdoreshin valët e shkurtra të telegramit dhe një e treta e qytezave nuk kishin telegram.
Deri në vitin 1959, linjat e telekomunikacionit në largësi u shtuan me 1.5 herë dhe kapaciteti i centraleve telefonike u rrit 1.35 herë.
Reforma e Hapja, telekomunikacioni futet në fazën "e lëvizshme"
Në fillim të periudhës së Reformës e Hapjes, shumë pak familje në Kinë kishin telefon fiks. Për shkak të kostos së lartë, qytetarët përdornin zakonisht telefon publik. Në atë kohë, një banesë dykatëshe me telefon dhe ndriçim elektrik ishte si një ëndërr e bukur për njerëzit. Pak kohë më pas, kjo ëndërr u realizua dhe pothuajse çdo familje u pajis me telefon fiks.