70 vjet, Kina e Re dëshmon ndërrimin e brezave në telekomunikacion

2019-10-08 15:20:12 CRI Komenti juaj Printoni

Smartfoni hyn në jetesën e njerëzve

Brezi i parë i telekomunikacionit të lëvizshëm njihet si 1G dhe ishte një periudhë e sunduar nga marka amerikane "Motorola". Por me këtë teknologji analoge, njerëzit mund të bënin vetëm telefonatë me audio. Me 1G, nuk kishte shërbime të tjera shtojcë dhe sinjali mbulonte vetëm një zonë të vogël me qëndrueshmëri të ulët.

Në brezin e 2-të, ose 2G, për arsye të cilësisë së mirë të rrjetit GSM, telefonatat mund të bëheshin në mënyrë më të pastër dhe më të qëndrueshme.

Revolucioni i vërtetë në sektorin e telefonisë u bë nga kompania "Apple", e cila me "iPhone"-in filloi një ndryshim të jashtëzakonshëm në këtë sektor dhe celulari u kthye nga një aparat telefonik në një kompjuter të vogël. Me "iPhone"-in tregu i telekomunikacionit u fut në një epokë të re. Teknologjia e asaj kohe ishte brezi i 3-të, pra 3G.

Në atë kohë, sektori kinez i celularëve ishin në gjendjen e "rritjes së egër" dhe u krijua një aleancë mes ZTE-së, "Huawei"-t, "Coopal"-it dhe "Lenovo"-s. Më pas, sektori kinez i telekomunikacionit u fut në fazën e dytë të rritjes së madhe, me MI si përfaqësues. Ndërsa markat OPPO dhe VIVO vërtetuan fazën e tretë të zhvillimit të shpejtë të sektorit të telekomunikacionit. Me gjigantin e sotëm "Huawei", tregu i telekomunikacionit në Kinë është futur në një epokë të re të markave kineze. Në këtë fazë të zhvillimit, brezi i 4-t, 4G, është bërë një fjalë e nxehtë në jetën e njerëzve.

1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore