Një gotë çaj Pu'er mund të jetë po aq i dobishëm sa dhe ilacet kundër diabetit, thonë studimet e fundit. Kjo u zbulua nga shkencëtarët e Universitetit Jilin në Kinë pas një studimi 2-vjeçar.
Sipas hulumtuesve, 120 vullnetareve që vuanin nga diabeti iu kërkua ta pinin rregullisht çajin Pu er dhe të linin ilaçet e diabetit, në një kohë që dieta e tyre do mbetej e pandryshuar. 70 për qind e vullnetarëve regjistruan një rënie të sheqerit prej 35%.
Ekipi i shkencëtarëve e krahason çajin Pu'er me Rosiglitazone, një ilaç i përdorur gjerësisht për uljen e sheqerit në gjak. Pas 2 javesh përdorimi tek minjtë ata panë se minjve që iu dha Rosiglitazone kishin 36.5 për qind rënie të nivelit të sheqerit, ndërsa atyre që iu dha çaj pu er kishin 42 për qind.
Provinca Yunnan ku prodhohet ky çaj ka shkallën më të lartë të jetëgjatësisë dhe meritat ia vënë këtij çaji. "Gjithashtu, Yunnan ka shkallën më të ulët të rasteve me kancer, banorët në Pu'er nuk sëmuren me këtë sëmundje."