PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Perimet Moo Shu
2015-12-11 17:13:29 CRI Komenti juaj Printoni

Perimet Moo Shu, një gatim kinez që mund të konsumohet i vetëm ose i shoqëruar me oriz. Kërpudhat e zeza i shtojnë me të vërtetë shije, por edhe vlera ushqimore këtij gatimi.

Përbërësit e këtij gatimi janë lule zambuaku, (lule të përhapura në mbarë botën si trëndafilat, peonia, zambakët, manjolat apo lulet e qershive janë përdorur në kuzhinën kineze rreth 2 mijë vjet më parë ) kërpudha të zeza, trangull dhe vezë.

Ky gatim kërkon salcë soje, pak sheqer dhe pak kripë. Përbërësi kyç në këtë gatim është lulja e zambakut.

Përbërësit:

1 dorë lule zambaku (duhen lënë në ujë për 1 orë)

6-8 copë kërpudha të zeza të thata (duhen lënë në ujë për 1 orë)

3 lugë vaj kikiruku

3 vezë të rrahura

4 thelpinj hudhre

1 karotë të vogël

1 trangull

1 lugë gjelle salcë soje

1/2luge çaji me sheqer

Pak kripë

1 lugë vaj susami

Përgatitja:

Në një tas të madh hidhni lulet e zambakut dhe ujë të nxehtë. Lërini për të paktën 1 orë. Më pas shplajini dhe kullojani ujin. Hiqini fundet dhe pritini në gjysmë.

Në një tjetër tas hidhni kërpudhat e zeza dhe ujë të nxehtë, lërini këto për 1 orë. Kur kërpudhat të jenë të buta shplajini dhe më pas kullojini ujin. Pritini në copa të vogla.

Nxehni një lugë vaj.

Hidhini vezët e rrahura dhe më pas hidhini në një tas.

Shtoni në tigan 2 lugë vaj dhe hudhrën dhe skuqini për disa minuta

Shtoni lulet e zambakut dhe kërpudhat e zeza.

Kavardisni për një minutë dhe më pas shtoni karotën e prerë si në figurë. Gatuajeni derisa të zbutet karota.

Shtoni trangullin, salcën e sojës dhe sheqerin dhe përziejini menjëherë.

Në fund riktheni në tigan vezën e gatuar më parë dhe rregulloni shijen e kripë. Vazhdoni përzierjen derisa të gjithë përbërësit të jenë së bashku. Provoni perimet nëse janë gatuar dhe shtojini kripë nëse ka nevojë.

Këtë gatim mund të shoqëroni me oriz.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China