|
A |
loe Vera është dhuratë e natyrës dhe përmban një sërë vetish kurative. Njihet veçanërisht për vetitë e saj kundër djegieve nga dielli. Përbërësit tek kjo bimë eleminojnë rrudhat në fytyrë.
Sipas një kërkimi nga shkencëtarët në Azi, "përdorimi i përditshëm i xhelit të aloes përmirëson ndjeshëm elasticitetin e lëkurës dhe heq rrudhat."
Në këtë studim u përfshinë 30 gra të moshës 45-vjeçare që përdorën xhel Aloe Vera për 90 ditë. Pas trajtimit sasia e rrudhave u ul ndjeshëm tek këto gra. Gjithashtu u përmirësua ndjeshëm elasticiteti i lëkurës.

Aplikoni xhelin e Aloes në fytyrë dhe masazhojeni butësisht për 3 minuta. Këtij xheli mund t'i shtoni edhe një kapsulë vitaminë E dhe t'i përzieni mirë. Masazhoni vendin ku keni rrudha, pas disa ditësh përdorimi do të shihni ndryshime të vërteta.
Vetitë e Aloe Vera-s:
Hidraton dhe ushqen lëkurën
Ndihmon kundër djegieve nga dielli
Zbut inflamacionin
Ndihmon në përmirësimin e tretjes
Pastron organizmin nga toksinat dhe mbejtjet e tjera të dëmshme
Përmirëson shëndetin e dhëmbëve
Trajton problemet me stomakun
Largon alergjitë dhe lehtëson astmën
Stimulon rritjen e flokëve.


















