PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Maska më e mirë për flokët
2015-10-28 11:18:27 CRI Komenti juaj Printoni

Floku për një femër është shumë i rëndësishëm, madje shumë thonë se floku është gjysma e bukurisë. Kur ai ka shkëlqim, është i butë dhe pa probleme, femrës i shtohet vetbesimi. Duhet të dini që shumë shampo apo produkte për flokët që qarkullojnë sot janë kimikate të dëmshme për flokun tuaj. Pse të mos provoni diçka natyrale dhe pa shumë shpenzime?

Kjo është një maskë që do u rikthejë shkëlqimin, trashësinë dhe butësinë flokut tuaj.

Ju nevojitet:

Maja birre ( 2 lugë)

Qumësht (4 lugë)

Mjalt (2-3 lugë)

Kos (4 lugë)

Pse duhet të përdorim maja birre për flokët?

Në strukturën e majasë ka proteinë, nga e cila është formuar struktura e flokut. Gjithashtu ajo përmban grupin e vitaminave B kompleks që ndihmojnë në forcimin e flokut dhe në rritjen e shëndetshme të tyre.

Vitaminat tek majaja:

B1 (tiamina)-nxit rritjen e fortë dhe të bukur të flokut

B2 (riboflavinë)- përshpejton rritjen e flokut, riparon flokët e thatë dhe të hollë

B3 (niacina)-ushqen skalpin e kokës dhe dyfishon shtimin e flokëve

B5 (acidi pantotenik)- forcon folikulin, redukton rënien e flokut, parandalon daljen e flokëve të bardhë, largon zbokthin.

B6 (pyridoxine)-mban skalpin të shëndetshëm dhe trash flokët

B9 (acid folik)- ndihmon rritjen e shëndetshme të qelizave si dhe rritjen e flokut.

Përfitimet e mjaltit:

Shkëlqen flokun

Parandalon tharjen e lëkurës së kokës

Prandalon rënien

Parandalon këputjen e majave

Përfitimet e kosit:

Përmban proteina që ndihmojnë në forcimin e flokut. Acidi laktik dhe zinku stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në rritjen e flokut.

Përgatitja:

Merrni 2 lugë maja birre dhe 4 lugë qumësht dhe përziejini mirë së bashku dhe lëreni për një orë. Më pas shtoni 2 lugë mjaltë dhe 4 lugë kos natyral. Aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut dhe fërkoni skalpin me mollëzat e gishtave. Më pas mbulojeni flokun me kapuç prej plastmasi. Mbajeni këtë maskë për 1 orë dhe lajini flokët me ujë të ngrohtë dhe shplarjen e fundit bëjeni me uthull molle (gjysmë gote uthull+ 1 litër ujë) për flokë me shkëlqim.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China