PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
15 ushqime për më shumë muskuj
2015-08-18 17:01:22 CRI Komenti juaj Printoni

Për të vënë më shumë muskuj dhe djegur dhjamin, duhen proteinat, perimet, frutat dhe yndyrnat e shëndetshme. Konsumi i proteinave ndihmon në formimin dhe ruajtjen e muskujve. Por gjithashtu ndihmon në reduktimin e dhjamit: Konsumi i yndyrës së shëndetshme shërben për eleminimin e dhjamin. Organizmi juaj e ruan yndyrën e tepërt nëse nuk konsumoni yndyrë të shëndetshme. Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina dhe minerale. Ndërkohë që karbohidratet i furnizojnë muskujt me energji.

Ja disa nga ushqimet që duhet të konsumoni për të pasur muskuj të fortë.

1. Vezë.

Veza është një ushqim i shkëlqyer, e pasur në proteina: 7g në një vezë. E verdha e vezës përmban numrin më të lartë të elementeve ushqyese: vitaminat A/D/E.

2. Peshku salmon-Është një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3, gjithashtu merrni 20g proteinë per 100g salmon.

3. Frutat e pyllit.-Të pasur me antioksidantë ndihmojnë edhe në formimin e muskujve, preferohet boronica

4. Kosi- Kosi përmban probiotikë apo bakterie të mira që përmirësojnë shëndetin gastrointestinal. Mund ta përgatisni vetë në shtëpin me boronicë dhe fara liri.

5. Farat e lirit. Janë burim i shkëlqyer fibrash, proteinash dhe omega-3. 6. Vaj ulliri.

7. Arroret, përmbajnë yndyrna të shëndetshme, fibra dhe proteina po ashtu vitaminë E, zink, kalium, magnez etj.

8. Mishi i kuq përmban proteina, vitaminë B12, hekur, zink etj.

9. Brokoli. – E pasur me phytokimikate kundër kancerit brokoli është një perime me pak kalori dhe shumë fibra

10. Spinaq.

Një nga ushqimet më alkaline është spinaqi. Ai parandalon humbjen e muskujve dhe gjithashtu kancerin dhe sëmundjet e zemrës, pasi përmban nivel të lartë elementesh ushqimore. Spinaqi përmban folate të cilat përthithen më mire në praninë e vitamins C prandaj këshillohen sallatë me spinaq dhe vitaminë C.

11. Mishi i gjelit të detit- mund ta shoqëroni me spinaq dhe quinoa.

12. Quinoa- ose mbretëresha e drithërave-e pasur në fibra dhe proteina nuk përmban gluten

13. Tërshëra –redukton kolesterolin dhe ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë

14. Këtu bëjnë pjesë çaji jeshil pasi ka një përbërës kimik që quhet EGCG dhe që nxit rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Piperi i kuq përmban capsaicin, kimikat që njihet për metabolizmin. Capsaicina rrit nxehtësinë e brendshme të trupit dhe për këtë kërkohet një nivel i lartë energjie. Gjithashtu disa studime sugjerojnë se uthulla mund të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në trup.

15.Qiqrat, biezelet dhe fasulet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China