PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pjepër i hidhur me mish pule
2015-08-04 14:57:49 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit

•2 pjepër të hidhur mesatarë

•1 gjoks pule

•2 lugë çaji xhenxhefil të grirë

•1 lugë verë orizi

•1 lugë salcë soje

•-vaj

•1 lugë gjelle niseshte

•1 lugë caji vaj susami

•½ lugë sheqer

•1 thelbi hudhër

Përgatitja:

-Zieni pjeprin e hidhur pasi ta keni prerë dhe hequr farat. Lereni për pak minuta dhe hiqeni nga zjarri kullojini ujin dhe lereni mënjanë.

- Përgatisni mishin e pulës: Priteni në rripa dhe vendoseni në nj tas, më pas shtojini xhenxhefil, salcën e sojës, 1 lugë vaj gatimi, niseshten, vajin e susamit, sheqerin dhe pak piper të bardhë. Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe lëreni mënjanë.

-Në një tigan shtoni vajin dhe mishin e pulës dhe lërini të skuqen për 5 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.Hiqeni nga zjarri dhe vendoseni mënjanë, më pas shtoni pak më shumë vaj dhe hidhni hudhrën dhe më pas shtoni pjeprin e hidhur dhe lërini të skuqen së bashku për disa minuta dhe më pas shtojini mishin e pulës të gatuar më parë.

-Lërini të gatuhen për 2 minuta të tjera dhe servireni të ngrohtë. Zakonisht ky gatim shoqërohet me oriz.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China