PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Petulla Kineze
2015-05-13 14:34:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kinezët i përdorin këto petulla për mëngjes. Ato janë të thjeshta për t'u përgatitur dhe ngjasojnë me petullat tona.

Përbërësit:

Për majanë

1 lugë miell

1 lugë sheqer

2 lugë ujë të vakët

1 lugë maja

Për brumin

1 filxhan ujë

2¼ gota miell

1 lugë sodë buke

Pak kripë

Përgatitja:

-Kombinoni të gjithë përbërësit e majasë në një enë, perziejini e lërini mënjanë deri sa të formohet shkumë.

-Perziejini përbërësit e brumit së bashku, përveç ujit, në një tas të veçantë.

-Përzieni majanë bashkë me ujin më pas bëni brumin për afërsisht 5 minuta.

-Vendosni brumin në një tas e lereni për 30 minuta. Më pas punojeni brumin për 2 minuta.

-Vendoseni brumin përsëri ne nje enë dhe mbulojeni me një napë ose qese dhe vendoseni ne nje vend të ngrohtë për 2 orë.

-Vendoseni brumin në tavolinë dhe hapni petët.

Priteni brumin në shirita 1 cm dhe bashkoni 2 shirita së bashku.

-Në një tigan të thellë hidhni vaj dhe lëreni që nxehet shumë.

Zgjatini shiritat në gjatësinë e preferuar dhe më pas vendosini në tiganin me vaj të nxehtë. Skuqini deri sa te marrin një ngjyre kafe të lehtë.

-Do të vëreni që petullat do të fryhen.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China