PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zongzi
2015-04-06 10:58:08 CRI Komenti juaj Printoni

Çfarë është zongzi?

Zongzi (粽子) është ushqim karakteristik kinez në festën "Duanwu". Ajo përgatitet me mbushje me oriz veshtullor dhe me përbërës të ndryshëm, si p. sh. me hide në Kinën Veriore, ose me mish a të verdhë veze në Jug, që mbështillet me gjethe kallami, bambuje ose bananeje dhe zihet në ujë.

Kjo lloj ëmbëlsire konsumohet për të festuar "Festën e Varkës së Dragoit" (ditën e 5-të të muajit të 5-të sipas kalendarit hënor).

Sot ekzistojnë shumë lloje zongzi me shije të ndryshme si pastë fasulesh të kuqe, fruta të marinuara etj.

Këshilla gatimi

Mos u shqetësoni për mbështjelljen me 3 gjethe

Ziejini gjethet për pak minuta, me qëllim që ato mos të prishen gjatë mbështjelljes. Por mos i zieni për një kohë të gjatë sepse do të humbasin aromën.

Marinojeni orizin një natë më parë me qëllim që të gatuhet më mirë.

Mbështilleni me kujdes në këtë mënyrë orizi nuk do të dale jashtë gjetheve në momentin e gatimit.

Mos e mbështillni zongzi shumë fort pasi, pasi orizi mund të marrë formë të cuditshme gjatë zierjes.

Përbërësit

• 20 - 30 gjethe bambuje ose bananeje

• 2 gota oriz veshtullor

• 1 gotë paste fasulesh të kuqe

• spango për të mbështjellë zongzi

Përgatitja

1. Orizin veshtullor hidheni në një tas të madh dhe mbulojeni me ujë. Lëreni një natë.

Nëse do përdorni gjethe bambuje

1. Vini një tenxhere me ujë dhe në momentin e vlimit shtoni gjethet dhe lërini për 5 deri në 8 minuta, derisa gjethet të zbuten disi, por përsëri ngjyra e tyre të jetë e gjelbër. Më pas vendosini gjethet e zbutura në një pjatë.

 

1. Vendosni gjethet e bambusë, spangon, pastën e fasuleve të kuqe dhe orizin veshtullor dhe 2 lugë mbi tavolinën e punës

2. Nëse gjethet e bambusë janë nën 8 cm të gjera, përdorni 2 në të njejtën kohë. Në të kundërt mjafton vetëm një. Nisni mbështjelljen si në figurë

 

Mbajeni me një dorë dhe nisni të hidhni orizin veshtullor me një lugë me dorën tjetër. Mbusheni deri në gjysmë. Duhet të shtoni ujë me orizin, me qëllim që orizi të mbushë gjethet dhe uji del jashtë nga pjesa fundore. Sjtoni një lugë paste fasulesh të kuqe mbi oriz. Më pas mbusheni përsërime oriz. Shjtypeni pak në sipërfaqe orizin që të jetë i sheshtë.

 

Vazhdoni mbajeni zongzi me të njejtën dorë, ndërsa me dorën tjetër përdoreni për të palosur gjethen tjetër për të mbuluar mbushjen. Vazhdoni si në figurë. Në fund lidheni me spango.

   

Më pas vendoseni zongzi në një tenxhere të madhe dhe mbulojini me ujë. Vendosni një pjatë mbi to që të qëndrojnë brenda ujit dhe jo të ngrihen në sipërfaqje. Më pas mbulojeni me kapak dhe lërini të gatuhen në temperature të lartë. Lërini për 3 orë.

 

• Vendosini në një pjatë që të ftohen.

• Përpara gatimit hiqjani gjethet. Shërbejini të ngrohta me mjalt.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China