1. Brokoli
Sulforafanë, një përbërës tek brokoli, ka reduktuar një numër qelizash kancerogjene tek minjtë, sipas një studimi të Universitetit të Michigan-it. Por, kjo ndodh vetëm kur brokoli gatuhet në avull, vetëm në këtë mënyrë ruhet një sasi e konsiderueshme e sulforafanës.
2. Selino
Shkencëtarët e Universitetit të Missourit zbuluan se selinoja frenon rritjen e qelizave kancerogjene. Kafshëve që iu dha apigenin, një përbërës tek selino, kishin një mundësi më të madhe për frenimin e kancerit. Specialistët këshillojnë konsumin e përditshëm të selinos.
3. Bishtajoret
foto nga 东方IC
Sipas një raporti të fundit, publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition", konsumi i rregullt i bishtajoreve ul rrezikun e prekjes me kancer gjiri—dhe sa më shumë të konsumoni, aq më shumë ulet rreziku. Studiuesit zbuluan se për çdo 10 gramë fibra që një grua shton në dietën e saj, rreziku për t'u prekur me kancer gjiri ulet me 7 për qind.
4. Arrat
Kërkimet e fundit të "Nutrition dhe Cancer" sugjerojnë se arrat parandalojnë dhe frenojnë rritjen e kancerit të gjirit. Sipas një studimi të Universitetit Marshall për Mjekësi në West Virginia, kërkuesit thanë se një grusht arra në dietën e përditshme; ul me 50% riskun e prekjes me kancer gjiri. Specialistët theksojnë se arrat kanë veti anti-inflamatore—si pasojë e acideve yndyrore omega-3, fitosteroleve ose antioksidantëve të tjerë.
5. Boronica
Kërkimet kanë arritur në përfundimin se pterostilbene, një përbërës që gjendet tek boronica, përgjysmon rrezikun e prekjes me kancer gjiri, duke shkaktuar vet-shkatërrimin e qelizave kancerogjene, një proces që quhet apoptosis.
6. Salmoni
foto nga 东方IC
Konsumi i suplementeve me vaj peshku për 10 vjet ul rrezikun e shfaqjes së carcinoma-s, lloji më i përhapur i kancerit të gjirit, sipas një studimi nga "Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention".
Mendohet se acidet omega-3 tek vaji i peshkut reduktojnë inflamacionin, që mund të çojë në kancer gjiri. Studiuesit theksojnë se rreth 8 ounces vaj peshku (salmon, sardele dhe ton) në javë janë të këshillueshme.