1. Maska me vezë
Vezët janë një proteinë shumë e mirë për flokun. Për të bërë këtë maskë ju duhen:
a. Një vezë, një gotë qumësht, 2 lugë lëng limoni dhe 2 lugë vaj ulliri.

b. Përziejini të gjitha bashkë dhe masazhoni me të skalpin e kokës.
c. Mbulojini flokët me një kapuç plastmasi dhe lëreni për 20-30 minuta
d. Lani flokët si zakonisht
2. Maska me banane
a. Ju duhen 2 banane mesatare pa lëkurë, një lugë vaj ulliri, (nëse keni vaj arre kokosi nëse jo, hidhini mjalt).

b. Miksojini të gjitha bashkë me ndihmën e një luge
c. Aplikojeni këtë në zonat ku keni pak flokë ose në të gjithë skalpin
d. Lëreni për 30 minuta.
e. Lajini flokët si zakonisht
3. Maskë me kos
Kosi është një përbërës shumë i shëndetshëm jo vetëm për organizmin por edhe për flokun.

a. Për përgatitjen e kësaj maske ju duhen; një gotë kos, një lugë uthull molle dhe një lugë mjalt.
b. Përziejini të gjitha bashkë dhe aplikojeni përbërjen tek rrënjët.
c. Lëreni të qëndrojë në flokë për 30 minuta dhe më pas lani flokun.
4. Maskë me avokado
Bëjeni maskën me avokado një-dy herë në javë.

a. Ju nevojitet një avokado e vogël, gjysmë gote qumësht dhe një lugë vaj ulliri.
b. Përziejini të gjitha bashkë.
c. Aplikojeni në rrënjët e flokut.
d. Lëreni të qëndrojë për të paktën 30 minuta dhe lani flokun si zakonisht.
5. Maskë me çaj jeshil
Çaji jeshil stimulon rritjen e flokut. Është një nga trajtimet më të mira në kushtet e shtëpisë për ata që kanë probleme me flokët e hollë.

a. Merrni një të verdhë vezë dhe dy lugë çaji jeshil.
b. Miksojini së bashku derisa të formohet përbërje kremi
c. Aplikojini në rrënjët e flokut me anën e një furçe
d.Lëreni për 15-20 minutadhe më pas lani flokët


















