PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Makarona me karkaleca deti (Video)
2014-09-16 11:44:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në këtë video do të shihni një pjatë që kërkon shumë pak për t'u gatuar. Është e shijshme, e shëndetshme dhe shumë e përhapur në të gjitha restorantet kineze nëpër botë. Megjithatë këtë gatim mund ta bëni dhe ju vetë..

Për këtë gatim ju duhen:

-300 gr makarona

-12 karkaleca deti të pastruar

-gjysmë kokrre qepe të prerë në fije

-1 karotë, të prerë gjithashtë në fije të hollë

-4 thelpinj hudhër

-qepë të njoma

-kripë

-vaj

-salcë soje

Metoda e gatimit

1. Ziejmë makaronat dhe më pas i kullojmë. Hidhini pak vaj që të mos ngjisin.

2. Në një tigan shtoni 2 lugë vaji dhe nisni me skuqjen e karkalecave rreth 1 min. Kur të jenë gati hidhini në pjatë dhe lërini mënjanë.

3. Shtoni përsëri pak vaj në tigan dhe kavardisni qepën derisa të marrë një ngjyrë ari.

4. Shtoni karotat, hudhrën dhe qepën e njomë. Kavardisini për rreth 1 minutë.

5. Shtoni pak kripë dhe më pas shtojini makaronat sipër. Kavardisini të gjitha së bashku.

6. Shtoni 1 lugë gjelle salcë soje

7. Hidhini karkalecat e gatuar në tigan. Kavardisini mirë së bashku. Servireni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China