PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të gatuani kekun e Hënës
2014-09-10 10:09:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kjo është një recetë tradicionale për kekun e Hënës, ushqimi kryesor në Festën e Mesvjeshtës. Keku i Hënës mbushet me të verdhën e vezës dhe me përbërës të tjera si arrë kokosi, recel, arra etj., dhe mbështillet nga jashtë me krem lotusi dhe më pas i jepet forma e dëshiruar rrethore ose katrore.

Koha e Përgatitjes: 1 orë / Koha e gatimit: 30minuta

Përbërësit:

- 240 gramë shurup të verdhë

- 75 gramë vaj gatimi

- 1/2 lugë sodë buke

- 1/2 lugë ujë

- 300 gramë miell

Metoda e përgatitjes

1.Kombinoni shurupin, vajin e gatimit, sodë buke dhe ujë në një tas dhe përziejini mirë.

2.Shtoni gradualisht miellin në tas dhe përziejeni mirë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme dhe brumi të jetë gati.

3. Mbështilleni brumin me një qese plastike dhe lëreni mënjanë për të paktën 3 orë.

4. Nëse do të përdorni të verdhën e vezës si mbushje për kekun, atëherë duhet ta gatuani për 10 minuta në temperaturë të ulët (si në figurë). Përpara se ta përdorni të verdhën e vezës lëreni të ftohet.

5.Vendoseni të verdhën e vezës brenda miellit dhe formoni një disk, dhe më pas me kujdes bëni lëvizje rrotulluese.

6.Ngrohni furrën në 200 gradë celcius

7.Më pas vendoseni brumin në forma dhe pasi të keni përfunduar vendoseni në një tepsi.

8.Piqeni për 10 minuta dhe pasi të ketë përfunduar pjekja lëreni të ftohet për 10 minuta të tjera.

9. Me një furçë lyejeni nga jashtë me të verdhë veze.

10.Më pas vendoseni tepsinë përsëri në furrë dhe lëreni të piqet edhe për 8 minuta të tjera në 200 gradë celcius.

11.Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China