PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hot-pot në shtëpi
2014-08-26 10:07:30 CRI Komenti juaj Printoni

Hot-poti kinez konsiston në lloje të ndryshme mishi, perimesh, makaronash, tofu-je, prodhime deti etj. Të gjithë këta përbërës futen të ziejnë në lëng supe me anën e shkopinjve dhe lihen të gatuhen normalisht. Tradicionalisht, përbërës të ndryshëm janë përdorur në rajone të ndryshme të Kinës. Për shembull, ata që jetojnë në afërsi të bregdetit, përdorin në hot-potin e tyre prodhime deti, ata që jetojnë në zonat malore përdorin mishin e kështu me radhë. Origjina e hot-potit daton mbi 1,000 vjet më parë. Është një mënyrë ushqimi e zakonshme tek kinezëtm, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Hapat

1. Përgatisni lëngun e pulës në një tenxhere ose ujë me erëza të ndryshme.

2. Prisni sa më hollë disa lloje mishi dhe peshku në mënyrë që të gatuhen më shpejt dhe më lehtësisht në hot pot.

Mund të zgjidhni mish viçi, qengji apo gici. Disave mund t'u pëlqejë peshku apo karkalecat e detit. Mjafton që të jenë të gjithë të freskët.

3. Zgjidhni disa perime dhe më pas lajini dhe bëjini gati për t'u zjerë në poçen e nxehtë.

4. Vendosni makaronat e pagatuara në një pjatë. Mirë është që makaronat t'i vendosni të ziejnë të fundit, për të marrë të gjithë elementët ushqyes që ka lëshuar mishi dhe perimet.

5. Ndoshta disa prej jush pëlqejnë të shtojnë tofu dhe ravioli kinez.

6. Nxirrni salca të ndryshme për të shijuar perimet dhe mishin. Në kuzhinën kineze, salcat tipike janë salcë soje, uthull, salcë susami dhe salcë pikante. Salca e preferuar hidhet në një tas të vogël ku më pas do të shijohet me mishin dhe perimet e ndryshme.

7. Hidhni lëngun e pulës në një tenxhere të gjerë dhe të thellë me qëllim që perimet dhe mishi të kenë "hapësirë". Lëreni në temperaturë të lartë në fillim që përbërësit të gatuhen sa më mirë dhe më pas uleni gradualisht temperaturën.

8. Përpiquni ta rregulloni tavolinën në mënyrë të atillë që të gjithë të kenë mundësi të marrin nga hot poti, preferohet që të uleni në formë rrethi në tavolinë. Shijimi i hot-potit apo poçes së nxehtë është një eksperiencë e përbashkët, ku të gjithë pjesëtarët e tavolinës përgatisin vetë perimet dhe mishin dhe presin derisa të gatuhen.

9. Ju bëftë mirë!

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China