PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mish pule me salcë portokalli
2014-08-04 16:44:50 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit:

500 gr fileto pule të prerë në kubikë

1 gotë + 2 lugë niseshte

2 vezë

Vaj për skuqje

1 lugë fara susami

2 qepë të njoma

Për salcën e portokallit:

Një gotë lëng pule + 1/2 gote lëng portokalli të freskët

1/2 gotë sheqer

1/4 gotë salcë soje

2 thelpinj hudhër

1 lugë lëkurë portokalli të grirë

1/4 lugë me xhenxhefil pluhur

Pak kripë

1. Nisni me marinimin:

Kombinoni të gjithë përbërësit për salcën e portokallit dhe përziejini mirë derisa kripa dhe sheqeri të shkrihen plotësisht (lëng pule, lëng portokalli, sheqer, uthull, salcë soje, thelpinj hudhre të grirë imët, lëkurë portokalli, xhenxhefil dhe kripë).

2. Vendosni pulën dhe 2/3 gotë me salcë në një qese plastmasi dhe lëreni të marinohen për 30 minuta.

3. Kombinoni 2 lugë ujë me 2 lugë niseshte. Përziejini mirë së bashku deri sa të mos ketë më kokrra. Shtoni lëngun që marinuat përziejini dhe lërini në zjarr derisa salca të trashet (rreth 2-3 minuta pas marrjes së valës). Mos e lini për një kohë të gjatë në zjarr pasi mund të hollohet përsëri.

4. Pasi marinimit kullojeni mishin e pulës.

5. Pasi të jetë mariuar pula dhe të jetë gati për gatim rrihni 2 vezët.

6. Nxehni vajin. Në një tas vendosni niseshten, po ashtu rrihni vezët dhe lyejini pulën më pas me niseshte.

7. Nisni skuqni mishin e pulës derisa të jetë gatuar plotësisht.

8. Hidhi sipër salcën e mbetur të portokallit dhe përziejini.

Ju bëftë mirë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China