Ky gatim përdoret sot jo vetëm në restorantet kineze brenda dhe jashtë vendit, por edhe në mbarë Azinë. Është një gatim i thjeshtë, bëhet lehtë dhe shpejt.
Përbërësit që ju nevojiten për këtë gatim:
1 lugë vaj susami
2 fileto salmoni (hiqjani lëkurën)
2 lugë kafeje xhenxhefil të grirë imët
2 lugë hudhër të grirë imët
1 tufë qepë të njomë
1/2 gotë salcë soje
1/4 gotë uthull orizi
Makarona
Metodat e përgatitjes:
1. Nxehni vajin në një tigan për 1 minutë

2. Shtoni salmonin, xhenxhefilin dhe hudhrën dhe skuqini mirë së bashku.

3. Hidhini gjysmën e sasisë së qepëve të njoma në tigan.

4. Ulni temperaturën nga e lartë në mesatare dhe lërini të gatuhen për 4 - 5 minuta.

5. Miksoni të gjithë përbërësit e mbetur së bashku përveç makaronave.

6. Hidheni salcën e përgatitur sipër salmonit dhe lërini të gatuhen së bashku derisa salmoni të jetë gatuar plotësisht.

7. Me lugën e gatimit priteni salmonin në copa pak më të vogla

8. Shtojini sipër makaronat e gatuara më parë

9. Hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë

Ju bëftë mirë!


















