Shalqiri, fruti i verës, është zbuluar se luan rolin e një viagre natyrale nga hulumtuesit e një universiteti në Teksas.
Ata thanë se një përbërës aktiv tek shalqiri që e jep këtë efekt është citrulline. Ky përbërës shndërrohet në trup në një aminoacid, i njohur si arginine, i cili njihet për vetitë e tij në relaksimin e enëve të gjakut, ashtu si edhe viagra.

"Sa më shumë që e studiojmë shalqirin, aq më shumë e kuptojmë sa i mrekullueshëm është ky frut për shëndetin tonë," thotë Dr. Bhimu Patil.
Një tjetër përbërës i shkëlqyer tek shalqiri është lycopene, një antioksidant që mbron zemrën, prostatën dhe lëkurën. Këtë përbërës e gjejmë edhe tek domatja.


















