Qoftet me patate përdoren nga shumë kuzhina të botës, përfshi edhe atë kineze. Janë një ushqim i preferuar nga pothuajse të gjitha grupmoshat, shoqëruar me salca të ndryshme dhe një ide shumë e mirë për party me miqtë dhe familjen.

Përbërësit
4-6 patate
1 vezë të rrahur
1/3 gotë qumësht
1 lugë sheqer i bardhë
1 koncentrat pule
1 lugë miell
5 lugë vaj për skuqje
Metoda e përgatitjes:
1. Gatuani në avull patatet për 10-15 minuta.

2. Në një tas, rrihni vezën, shtojini qumështin, lëngun e pulës dhe 1 lugë sheqer dhe përziejini mire së bashku.
3. Shtypni patatet me lugë dhe më pas hidhini në një tas.

4. Shtoni përzierjen vezë-qumësht, hidhini një lugë miell dhe përziejini mirë derisa të krijohet një pastë e njëtrajtshme.

5.Formoni me lugë qoftet.
6.Ngrohni vajin dhe kur të jetë gati nisni skuqjen e qofteve me patate nga të dyja anët.

7. Pas skuqjes, vendosini qoftet në letër kuzhine për t'i larguar yndyrën e tepërt.
8. Servirini në pjatë dhe shoqërojini me salcën tuaj të preferuar.

Ju bëftë mirë!


















