Përbërësit:
- 1-2 fileto salmoni pritini në kubikë
- 1/2 trangull pritini në feta të holla
- 1/2 tas me qepë të grira
- 3-4 tasa orizi të gatuar më parë
- Kripë dhe piper të zi për shije
- vaj për skuqje
Metodat e përgatitjes:

1. Nxehni vajin dhe skuqni qepën.

2. Shtoni salmonin dhe lëreni të skuqen së bashku, por mos e gatuani plotësisht.

3. Shtoni trangullin, hidhini kripë, piper dhe kavardiseni për 2 minuta.

4. Më pas shtojini orizin e gatuar më parë dhe kavardisini mirë së bashku.

5. Hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!


















