PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pulë me mjalt dhe susam
2014-04-21 20:00:32 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit

2 fileto pule

3 lugë salcë domate

gjysmë gote salcë soje

gjysmë gote mjalt

2 lugë sheqer

1 lugë piper të kuq

2 lugë vaj susami

1 qepë mesatare

3 thelpinj hudhër

1 lugë vaj perimesh

gjysmë gote ujë

1 lugë niseshte+3 lugë ujë

3 qepë të njoma

1 lugë fara susami

Metoda e përgatitjes

1. Hidhni në një tas salcën e domates, salcën e sojës, mjaltin, vajin e susamit, dhe sheqerin. Përziejini mirë deri sa të shkrihet sheqeri plotësisht dhe të bëhet një masë e njëtrajtshme. Vendoseni mënjanë për ta përdorur më pas.

2. Prisni qepën dhe grini hudhrat sa më hollë

3. Në një tigan nxehni vajin dhe hidhini qepën, lëreni të skuqet derisa të zbutet.

4. Më pas shtojini qepës hudhrat e grira hollë dhe lërini të skuqen së bashku për 1-2 minuta.

5. Në një tenxhere vendosni gjoksin e pulës dhe hidhini përsipër salcën e përgatitur në pikën 1.

6. Shtojini gjysmë gote ujë dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ulët.

7.Vendosini kapakun dhe lëreni të gatuhet për afro 1 orë.

8. Ndërkohë që gatuhet mishi i pulës, pritini hollë qepët e njoma, dhe më pas vendoseni susamin në një tenxhere pa vaj dhe "piqeni" deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë në kafe.

9. Pasi filetot e pulës të jenë gatuar nxirrini nga tenxherja dhe lërini të ftohen. Ndërkohë, salcën hidheni në një tas.

10. Miksoni niseshten me ujin dhe shtojani salcës derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

11. Priteni pulën në copa dhe hidheni përsëri në tenxheren me salcën.

12.Lëreni të gatuhet deri sa të krijojë trashësinë e duhur.

13. Pasi të jetë gati hidheni në tas dhe shtojini sipër susamin e pjekur dhe qepën e njomë të prerë më parë.

Kjo pjatë shoqërohet me brokoli të gatuar në avull dhe me pilaf

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China