PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Spring Rolls
2014-03-14 15:16:52 CRI Komenti juaj Printoni

"Byreçka kineze" është një nga receta më tipike e më të famshme kineze. Ato përgatiten me petë orizi ose edhe me brum të zakonshëm siç përgatisim byreçkat e mbushura me perime.

Përbërësit për 10 byreçka:

10 petë të vogla

2 karota

1 qepë

4 gjethe lakre

1 lugë salcë soje

200gr mish pule i grirë

2 thelpinj hudhër të grirë hollë

Kripë, piper, vaj

1/4 gotë ujë dhe pak niseshte

Përgatitja:

1. Në një tas kombinoni salcën e sojës, piperin dhe niseshten. Shtoni mishin e pulës dhe përziejini mirë. Lëreni të marinohet për 10-15 minuta.

2. Pastroni, lani dhe prisni perimet në rripa të gjatë e të hollë

3. Në një tigan hedhim disa lugë vaj dhe nisim me fërgimin e perimeve, së pari nisim me qepën dhe më pas shtojme karotat dhe në fund lakrën. I hedhim kripë, pak piper dhe pak ujë. I mbulojmë dhe i lëmë të marrin valë për rreth 10 minuta.

4. Më pas shtojmë mishin e skuqur më parë (mishin duhet gatuar veçmas nga perimet)

5. Pasi mbushja të jetë gatuar mirë e lëmë të ftohet pak dhe nisim me mbushjen e petave si në figurë

6. Pasi t'i keni përgatitur si në figurë, është koha për t'i skuqur. Shtoni vaj në një tigan të thellë dhe kur vaji të nxehur mirë vendosni "spnirg rolls" dhe nisni skuqjen.

7. I heqim dhe i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për t'i hequr vajin e tepërt dhe më pas i vendosim në pjatën që do i servirim. Mund t'i shoqëroni me salcë soje.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China