Çdo pjesë e gjarprit është e vlefshme në mjekësinë kineze. Përdorimi i tij në mjekësinë kineze ka një histori mijëravjeçare dhe në shumë libra klasikë të Mjekësisë Tradicionale Kineze përmendën efektet e tij.
Kobrat, nëpërkat, zaocys, etj mund të kurojnë me efektivitet reumatizmën, artrtin, diabetin, poliomelitin akut, problemet me lëkurën etj.
Ndërkohë, helmi i gjarprit largon kollën dhe parandalon kancerin.
Disa pjesë të gjarprit kur përdoren së bashku me formula të tjera të mjekësisë kineze kanë një efekt më të madh kundër infertilitetit.
Për më tepër, vaji i gjarprit përdoret gjerësisht në kozmetikë. SIpas statistikave mjekësore, vaji i gjarprit ndihmon shumë kundra fryrjeve dhe të gjitha problemeve me lëkurën si ekzemat etj.
Vera e gjarprit ka një histori shumë të gjatë në Kinë. Zakonisht vendoset 500g gjarpër në 4,000ml verë apo pije të tjera me qëllim që helmi i tij të mos jetë toksik. Vera e gjarprit është provuar të jetë shumë e mire për shëndetin. Në fakt, vera e gjarprit forcon imunitetin, hap oreksin, çliron tendosjet e muskujve dhe të jep energji.

Verë gjarpri
Lëkura e gjarprit vlen për shumë aspekte. Për shembull, lëkura e gjarprit përdoret edhe për prodhimin e çantave, rripave etj.
Në fakt helmi i gjarprit konsiderohej si shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës, por në dekadat e fundit, studimet perëndimore kanë zbuluar përfitimet nga ky helm, i cili përbëhet nga proteina dhe enzima, që çlirojnë dhimbjet e forta dhe punojnë mire kundër kancerit.


















