PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bimët e kafshët në Xishuangbanna
2013-07-10 09:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Që herët, më 8 tetor të vitit 1993, UNESCO-ja e miratoi Xishuangbanna-në si zonë të mbrojtur ekologjike ndërkombëtare. Dhe në të vërtetë Xishuangbanna është "Mbretëria e bimëve dhe e kafshëve".

Brenda zonës Xishuangbanna rriten më shumë se 20 mijë lloje bimësh, afro 5 mijë prej të cilave tropikale dhe rreth 10 mijë të ngrënshme. Ndërkohë, këtu rriten edhe mbi 40 lloje drurësh të çmuar.

Këtu ka gjithashtu bimë mjekësore, si ato antikancerogjene Maytenus dhe Gloriosa superba, Rauvolfia që përdoret për kurimin e tensionit të lartë të gjakut, Semen arecae që largon insektet etj. Po ashtu, vaji që nxirret nga Jatropha mund të zëvendësojë karburantin, ndërsa Cananga odorata, "mbreti i luleve", mund të përpunohet në parfum. Krahas kësaj, Xishuangbanna është vendi i dytë i prodhimit të gomës në Kinë.

Duke shëtitur nëpër rrugët e këtushme, kudo mund të shohësh pemë frutore. Frutat e papajës rriten në trungjet e larta, ndërsa ananasi në tokë. Frutat janë gjithashtu përbërëse të kuzhinës vendore. P.sh., ananasi gatuhet me oriz, ndërsa me mango bëhet një sallatë e shijshme.

Pyjet e virgjra tropikale të Xishuangbanna-së janë vendbanimi ideal për shumë kafshë të egra. 2/3 e shpendëve dhe 16% e gjitarëve të Kinës jetojnë në këtë zonë. Elefanti aziatik, kondori, tigri indokinas, leopardi etj. janë kafshë në listën botërore të mbrojtjes, ndërsa 13 lloje të tjera, duke përfshirë bizonin, antilopën dhe lorisin, janë në listën e kafshëve të mbrojtura në nivel kombëtar.

Në Luginën e Elefantëve jetojnë ende shumë tufa elefantësh të egër. Pakicat kombëtare të Xishuangbanna-së dinë si të rrisin dhe zbutin elefantët. Kombësia dai i përdor elefantët për të punuar tokën, por edhe për dyluftime. Prandaj imazhi i elefantëve shfaqet shpesh në veshjet e kësaj kombësie, ndërsa një instrument muzikor që quhet "daullja e këmbës së elefantit" është frymëzuar, siç e thotë edhe emri, nga elefanti.

Palloi simbolizon fatmirësinë në kulturën e kombësisë dai. Vajzat e kësaj kombësie vishen me bizhuteri dhe aksesorë me figurën e palloit, me shpresën që të bëhen të bukura si ai. "Vallja e palloit", valle tradicionale e kombësisë dai, në një atmoferë të gëzuar shpreh dëshirën për bashkim të kombësisë. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China