20160411Hotpot_2.m4a |
Dokument i posaçëm për mbështetjen e fëmijëve të migrantëve në fshat
Autoritetet kineze kanë shtuar vëmendjen ndaj fëmijëve të prindërve migrantë në zonat rurale, duke hartuar një document të posaçëm për periudhën mars-qershor 2016.
Ky është i pari dokument i këtij lloji në Kinë, ku përfshihet skema e mbështetjes ndaj këtij grupi social. Përveç të dhënave personale bazë, dokumenti përfshin dhe arsimimin, gjendjen shëndetësore të fëmijëve të migrantëve nga fshatrat, si edhe vendin e punësimit të prindërve, të ardhurat në familje dhe burimet e tyre si dhe të dhëna për tutorët që kujdesen për rritjen e fëmijëve.
Vlerësohet se në Kinë ndodhen mbi 60 milion fëmijë në zonat rurale, të cilët rriten pa kujdesin e prindërve, që punojnë si migrantë në qytetet e zhvilluara të vendit, duke tënë 20% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve.
Profesori Guan Xinping nga Universiteti Nankai thotë se ky grup është vulnerabël në shumë aspekte.
"Gjatë procesit të urbanizimit të vendit, shumë banorë të fshatrave kanë migruar në qytetet e mëdha për të kërkuar punë. Ata japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit dhe të ekonomisë së tij, por për shkak të pagave jo shumë të larta dhe mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ata nuk mund të marrin fëmijët në megrim. Pa kujdesin e drejtpërdrejtë të prindërve fëmijët e tyre përballen me shumë probleme, ndër të cilat arsimimi, gjendja e shëndetit mendor dhe fizik, siguria. "
Rreth 50 mijë fëmijë në vit vdesin për shkak të aksidenteve në Kinë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin fëmijëve nga zonat rurale që rriten pa prindërit pranë. Numri i krimeve i kryer nga të miturit e zonave rurale, që rriten pa praninë e prindërce zë 70% të krimeve të kryera nga të miturit në mbarë vendin.
Një ngjarje tragjike u regjistrua në një fshat të provincës Guizhou vitin e kaluar kur dy fëmijë të braktisur nga prindërit kryen vetëvrasje, për shkak të kushteve të vështira të jetesës. Profesori Guan Xinping bën thirrje për një vëzhgim sa më të shpejtë të numrit dhe shpërndarjes së kësaj kategorie fëmijësh., përmirësimin e shërbimeve publike dhe ndihmës financiare në dobi të integrimit të tyre shoqëror.
Shembull moral kombëtar për bamirësi
Gjatë një periudhe 25 vjeçare zonja Gao Junzhi ka dhuruar një ndihmë prej 200,000 yuan me anë të të cilës ka mundësuar shkollimin e 330 studentëve nga familje të varfëra të Kinës. Për këtë vepër bamirëse zonjës Gao i është dhënë titulli i lartë "Shembull moral kombëtar", këtë vit. Ajo nisi të dhuronte kursimet e saj qysh nga viti 1991, kur ishte 71 vjeçare dhe atëkohë kishte fituar një çmim prej 100 juanësh në një konkurs kaligrafie.
Cila është bamirësja Gao
Ajo u lind në vitin 1920 në Fuzhou, të provincës juglindore Fujian. Kur ishte fëmijë për shkak të kushteve ekonomike të familjes, Guo u detyrua të ndërpriste shkollën për të ndihmuar familjen në punët në bujqësi. Ajo ishte dëshmitare e shumë familjeve të varfra që nuk kishin mundësi ti shkollonin fëmijët e tyre. Kjo ndikoi shumë në formimin e mëvonshëm të Gaos dhe krijimin e shpirtit bamirës. Kujtimet e fëmijërisë u ruajtën në memorien e saj, çka bërë që si e rritur ajo të tregonte një kujdes të veçantë në shkollimin e fëmijëve.
Në periudhën 1991- 2001, Gao Junzhi ndihmoi 3 vajza nga Guangxi për tiu rikthyer bankave të shkollës. Ajo u dhuroi secilës prej tyre nga 400 juanë për studime çdo vit dhe për një kohë të gjatë i ruajti kontaktet me to, duke ndjekur mbarëvajtjen në mësime të vajzave nga familje në nevojë ekonomike. Ndërsa në vitin 2002, Gao kurseu më shumë se 15,000 yuan të cilat i dhuroi në formë donacioni për programin "Spring Bud" të një fondacioni i cili ndihmonte për arsimimin e vajzave nga familje të varfëra. Programi drejtohej nga Federata e Gruas e Kinës dhe Fondacioni për Gratë dhe Fëmijët i provincës Fujian. Donacioni I zonjë Gao ndihmoi 25 fëmijë nga zona malore për të ndjekur shkollën.
Në janar të vitit 2003, Gao Junzhi dhuroi mbi 40,000 yuan për ndërtimin e shkollës fillore "Spring Bug Class" në të cilën mësonin kryesisht fëm,jë të familjeve me të ardhura të ulta.
Në vitin 2005, zonja Gao Zhijun tashmë në moshën 85 vjeçare udhëtoi për disaa orë deri në shkollën "Spring Bud Class", ku takoi nxënësit që kishte ndihmuar me kursimet e saj. Nxënësja Zhan Xinmei, të cilën ajo e kishte ndihmuar për të ndjekur shkollën iu drejtua me fjalët "Gjyshe Gao ju jeni një shembull i zemrës së mirë dhe ndihmës për njerëz në vështirësi".
Në vitin 2009 shëndeti i zonjës Gao u rëndua, por ajo nuk harroi të hiqte 15 mijë yuan nga pensioni për tja dhuruar Federatës së Gruas së Kinës për të ndihmuar në shkollimin e fëmijëve nga zonat e varfra malore të vendit. (Eda Merepeza)