PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, jo pamjeve tronditëse në paketat e duhanit
2016-04-11 17:09:53 CRI Komenti juaj Printoni

Për fatin e tyre të mirë apo të keq duhanpirësit në Kinë nuk tronditen nga fotot sensibilizuese të dëmeve që sjell duhani, sa here blejnë një paketë. Ndryshe nga vendet e tjera ku shpesh në kapaqet e paketave të cigareve shikon mushkëri të nxirosura, apo dhëmbë të kalbur e plot pamje të tjera tronditëse, që të largojnë nga duhani, në paketat që tregtohen në Kinë, vendëse apo të huaja, kjo nuk ndodh.

Gjatë një interviste për gazetën pekinase "The Legal Mirror", pas përfundimit të punimeve të Dy sesioneve, zëvenedëskryetari i Administratës Shtetërore të Monopolit Duhanit të Kinës, Duan Tieli, përfaqësues i Asamblesë Kombëtare Popullore u shpreh se në vend nuk ka ende një plan për vendosjen e publicitetit ndërgjegjësues kundër duhanit në paketat e cigareve.

Sipas Duan , fotot mbi paketat e cigareve ku shihen mushkëri të nxira, kafka, dhëmbë të kalbur apo foshnje të vdekura janë në kundërshtim me vlerat e kulturës tradicionale të Kinës. Ai theksoi se Kina ka ndjekur dhe ka zbatuar me rigorozitet Konventën Kornizë të Kontrollit të Duhanit të OBSH-së, një marrëveshje ndërkombëtare për vendosjen e standardeve universal lidhur me dëmet që i shkakton shëndetit duhani, që I bashkangjitet nënskrimit të marrëveshjes qysh në vitin 2003.

Domethënia kulturore e duhanpirjes

Sipas një raporti të "Beijing Youth Daily", gjatë konferencës së vitit 2008 për Konventën Kornizë të Kontrollit të Duhanit të OBSH-së, përfaqësuesi kinez tha se "pamjet e mrekullueshme të natyrës kineze të shfaqura në paketat e cigareve përbëjnë thelbin e kulturës tradicionale të Kinës dhe të historisë së saj". Ai shtoi se vendosja e pamjeve tronditëse në paketa me synim uljen e numrit të duhanpirësve dhe ndërgjegjësimin e tyre përbën një fyerje dhe përçmim ndaj asaj pjese të popullsisë që pi duhan. Ndaj si rezultat qeveria kineze ka ende rezerva lidhur me vendosjen e këtyre pamjeve, pasi bazohet në ndjenjat dhe kulturën vendase.

Mendimi i psikologut

Sipas psikologut pekinas Han Meiling, pirja e duhanit ka qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e kulturës kineze, duke u shfaqur në jetën e përditëshme të qytetarëve si dhe në raste të veçanta.

"Pirja e duhanit është pjesë edhe e gëzimeve familjare siç janë dasmat apo takimet me të afërmit për raste festash", shprehet Han. Sipas tij të gjithë e dine në parim se duhani dëmton rëndë shëndetin, por ata nuk ndikohen nga disa citate të shkruara në kapakun e paketës, apo pamje tronditëse të dëmtimit të shëndetit.

"Legal Mirror" thekson në artiull se 45 vende dhe rajone të botës përfshirë dhe Hong Kongun e Tajvanin kanë ndjekur rekomandimin e OBSH-së për vendosjen e grafikëve apo të pamjeve tronditëse në të paktën 30 % të paketave të duhanit, ndërsa 20 % e vendeve dhe rajoneve të botës kanë kërkuar që mesazhet ndërgjegjësuese me pamje apo fjalë duhet të zenë 50% të paketimit .

Ndërsa në paketat e duhanit në Kinë mund të shohësh vetëm ndonjë tekst të shkurtër ndërgjegjësues të llojit "Pirja e duhanit mund të dëmtojë shëndetin tuaj".

Madje një pjesë e paketave kineze të duhanit kanë pamje qytetesh apo vendesh të njohura kulturore, natyrore dhe historike. Kjo lidhet me strukturën e industrisë kineze të duhanit. Ndryshe nga kompani të tjera të mëdha të duhanit nëpër botë, kompania më e madhe e duhanit në Kinë, China Tobacco Corporation (Korporata e Duhanit e Kinës) nuk prodhon apo shet drejtpërdrejt paketa cigaresh. Këtë e bëjnë 33 kompani tregtare anembanë vendit . Këto kompani janë të ngarkuara me të gjithë procesin e punës, që nga marketing e deri në zhvillimin e vetë markave.

Një zakon i veçantë në Kinë është dhe dhurimi i paketave të duhanit miqve apo të afërmve. Shpesh here të huajt habiten se si një paketë cigaresh mund të mbajë emrin e pallatit rezidencial të udhëheqësve Zhongnanhai.

Statistikat

Sipas një raporti të konsumit të duhanit për vitin 2015 të publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, në vend numërohen 316 milion duhanpirës, rreth 15 milion më shumë se san ë vitin 2010. Çdo duhanpirës konsumon rreth 15.2 cigare në ditë, nga 14 që konsumoheshin në vitin 2010.

Të pyetur për ndërgjegjësimin për dëmet e duhanit shumë duhanpirës kinezë shprehen se nuk u bën përshtypje nëse në paketa vendosen pamje tronditëse, ndërsa 74% e tyre thonë se nuk kanë frikë nga dëmet e duhanit.

Ndërsa 80 % e të anketuarve ishin të informuar se duhani shkakton kancer në mushkëri, 31% e tyre e dinin se duhani shkakton sëmundje të rënda dhe 19% e tyre që shkakton impotence.

Në një raport të "Beijing Evening Daily" thuhet se vendosja e masave të rrepta për pirjen e duhanit në hapësira publike në dhjetor të vitit të kaluar ka rritur shqetësimin e publikut për dëmet e duhanit. Duhanpirja është dhe një dëm ekonomik për duhanpirësit. Sipas raportit të "Caijing Magazine", Kina ka rritur taksën e duhanit për të tretën here në vitin 2015. Kjo do të thotë se taksa llogaritet të jetë 55 % e tërë çmimit të paketës. Në mbarë Kinën është shtuar ndërgjegjësimi i popullsisë për dëmet që shkakton duhani, pavarësisht paraqitjes në paketat e duhanit. Pirja e duhanit është e ndaluar në ambjente të mbyllura publike, në bare, restorante, qendra tregtare dhe ky ligj zbatohet me përpikmëri.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China