PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Migrimi në qytet, një nga shkaqet e divorceve
2016-04-11 09:55:26 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, numri i grave fshatare kineze që kërkojnë divorc ka shënuar rekord historik. Sipas analistëve kjo ka të bëjë me migrimin e tyre në qytetet e mëdha, ku krijojnë eksperienca të reja pune dhe jete. Shumica e grave kineze nga fshatrat i japin fund martesës së tyre, pasi nisin një jetë të re në qytet.

Guo Feifei është njëra prej tyre. 21 vjeçarja pasi u largua në vitin 2010 nga vendlindja, një fshat i vogël në provincën Anhui të Kinës Qendrore, nisi punë në një fabrikë të pajisjeve elektronike në Shangai, një ndër metropolet më të mëdha të Kinës. Para dy vjetësh Guo vendosi t'i jepte fund martesës së saj 5 vjeçare. Ajo tregon se ndonëse në fillim e kishte patur të vështirë të merrte vendimin për divorc, më pas e kuptoi se jeta në qytet e kishte ndryshuar dhe nuk dëshironte të rikthehej në fshat.

Të dhënat nga gjykata e qytetit Songzi, të provincës Hubei tregojnë se 700 kërkesa për divorc në vitin 2014 u përkisnin grave, ndërsa mbi 90% e tyre ishin femra nga fshatrat, të punësuara në qytet si migrante.

Shi Renbingu, drejtor i Institutit të Kërkimeve Demografike pranë Unversitetit të Shkencave dhe të Teknologjisë Hua Zhong, thotë se kjo dukuri është e përhapur dhe në provincat He'nan dhe Sichuan, që njihen si më të mëdhatë, përsa i përket prurjes së forcës së punës nga fshati në qytet.

Sociologët janë të mendimit se eksperiencat e reja dhe pavarësia ekonomike që gratë fshatare fitojnë duke u punësuar në qytet, ndikon që ato ti kushtojnë më shumë vëmendje mirëqenies dhe dëshirave të veta.

"Zakonisht femrat në fshat nuk marrin vendime ", thotë Lin Zi, themelues i një zyre këshillimore psikologjike në Shangai. "Kur ato hyjnë në një ambient të hapur në qytetet e mëdha, u nxitet vetëdija për ndryshim. Në fakt, kjo nuk ka të bëjë me martesën në kuptimin e mirëfilltë, por me një kërkesë të brendshme të tyre për të zbuluar se çfarë duan në jetë ", shton Lin.

Guo u rrit me dy vëllezër, të cilët në sytë e saj gjithmonë mbështeteshin më shumë nga prindërit. Sipas Guos femrat janë në një pozitë të ulët në fshat, ndërsa jeta e saj në Shangai është krejt e ndryshme.

Punësimi dyvjeçar si dado në këtë metropol ndryshoi rrenjësisht mendimet e Guos.

"Pasi bëhesh pjesë e një familje nga Shangai e kupton se femrat në qytetet e mëdha kanë më shumë shanse në aspekte të ndryshme të jetës. Ato janë të pavarura dhe kalojnë një jetë plot gjallëri. Ndërsa në fshat femrat nuk kanë asnjë pavarësi, por varen nga prindërit dhe më pas nga bashkëshorti ", thotë Guo Feifei. Sipas saj, tani që ka fituar besimin e punëdhënësve mund të marrë një rrogë të barabartë me një të sapodiplomuar. "Jam e kënaqur me jetën e tanishme dhe nuk dua të kthehem më në vendlindje", shprehet Guo.

Ish bashkëshorti i saj nuk dëshiron të largohet nga fshati, pasi sipas tij nuk gjen dot punë të përshtatshme. Por, Guo mendon se ai nuk është i interesuar për punë të rënda në qytet, ndër të cilat ato në ndërtim apo si korrier i postës së shpejtë.

Ekspertët janë të mendimit se femrat me origjinë fshatare janë më të motivuara dhe të vendosura për të fituar sa më shumë shanse për veten, pasi që nga fëmijëria nuk kanë ndjerë një kujdes të veçantë ndaj tyre. Pavarësisht qëndrimeve pro dhe kundër të analistëve, puna që kryejnë femrat migrante në qytet i jep më shumë mundësi për t'u përshtatur më lehtë se sa meshkujt migrantë.

Sipas të dhënave meshkujt e ardhur nga fshati punësohen kryesisht në ndërtim apo sektorë të tjerë, ku shpesh ndihen të izoluar nga shoqëria. Kjo është një arsye që ata presin me padurim të kthehen në vendlindje. Kurse, gratë migrante në të shumtën e rasteve punësohen si rritëse fëmijësh, apo pastruese në familjet e qytetit. Këto profesione nuk janë shumë të lodhshme fizikisht, çka u jep atyre edhe mundësi të njohin nga afër jetën reale të familjeve qytetare.

Përveç femrave si Guo, që dëshiron të përballojë jetën e pavarur ka edhe një grup tjetër femrash fshatare që e ndryshojnë jetën bazuar në lidhjen martesore në qytet.

Xiao Xue(pseudonim) e ka origjinën nga zona rurale e qytetit Chongqing të Kinës Jugperëndimore. Para se të niste punën në metropolin kinez Guangzhou, ajo u fejua me një djalë 18 vjeçar, bashkëmoshatar i saj. Sapo mbërriti në Guangzhou, Xiao nisi punën në një bar karaoke. Jeta e larmishme e një qyteti të madh e tërhoqi menjëherë vajzën e re. Vdekja aksidentale e të ëmës e bëri të mendonte se nuk kishte më arsye të kthehej në fshat. Më pas Xiao nisi punë në një floktore dhe u martua me pronarin e saj, një i divorcuar, rreth 20 vjeç më i madh se ajo. Në sytë e Xiaos ky ishte shansi i vetëm për të ndryshuar jetën e saj.

"Çdo person meriton një jetë më të mirë. Vetë qeveria ka propozuar urbanizimin e fshatrave. Përse unë të mos jetoj në qytet ?", iu drejtua gazetarit të Chinadaily, Xiao, tashmë menaxhere e floktores.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China