20160404Hotpot_2.m4a |
Cikli Njerëz frymëzues
Mjekja e veçantë Li
Një grua kineze nga Bashkia Chongqing në jugperëndim të vendit është tepër e veçantë. Historia e saj është e denjë për një skenar filmi. Ajo quhet Li Hongju është një mjeke 37 vjeçare, me të dyja këmbët e prera. Por u shërben pacientëve edhe në zonën e thellë malore. Ja pse Li është një shembull humanizmi, force dhe besimi.
Në vitin 1983, kur Li ishte vetëm 4 vjeç ajo u shtyp nga një traktor dhe pas një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale mjekët u detyruan ti prisnin të dyja këmbët.
Në moshën 8 vjeëare Li nisi të "ecte" me ndihmën e dy stolave prej druri, që i lëviz me duar. Imagjinoni një fëmijë të gjymtuar që në moshën 4 vjeçare dhe dhimbjet e shumta fizike dhe shpirtërore që ka përjetuar deri sa është rritur. Por Li është një grua tepër e forte e cila nuk dorëzohet nga kjo fatkeqësi. Përlundrazi, nisur nga përvoja e saj ajo vendosi të bëhej mjeke për të ndihmuar njerëz që vuajnë.
Në vitin 2000 Li përfundoi studimet e larta për mjekësi dhe u punësua në në klinikën mjekësore të fshatit Wadian.
Gjatë vitit të dytë të punës së saj si mjeke ajo u njoh me Liu Xingyan, me të cilin u dashurua dhe më pas u martua. I shoqi Liu e dashuron aq shumë Linë sa hoqi dorë nga puna e tij për të kryer punët në familje dhe për ta ndihmuar gruan e tij mjeke të ushtronte profesionin që e do aq shumë. Zakonisht i shoqi Liu e merr në kurriz gruan e tij për ta cuar në klinikën e fshatit ku punon.
Mjekja heroine Li Juhong është kujdesur për më shumë se 1000 fshatarë nga të 300 shtëpitë e fshatit Wandian, gjatë një periudhe 15 vjeçare. Një ndër 5 banorë të këtij fshati I përket moshës mbi 60 vjeçare dhe ka nevojë për kontroll mjekësor. Mjekja e tyre Li, pavarësisht paaftësisë së saj fizike u ndodhet gjithmonë pranë. Ajo është një shembull për çdo njeri, për mënyrën se si e ka ndërtuar jetën e saj, se si I ndihmon njerëzit dhe ndjehet e lumtur.
Profesori bamirës dhuron 130 mijë libra
Profesori 82 vjeçar Huang Qipeng, dikur akademik pranë Universitetit Sun-Yat Sen prej 8 vjetësh ka dhuruar 130 mijë libra në 251 shkolla fillore në zonat më të varfsra të vendit. Për këtë bamirësi ai ka shpenzuar 600 mijë yuan, afërsisht 100 mijë dollar. Kur e pyesin përse e ka ndërmarrë një nismë të tillë kaq fisnike profesori Huang përgjigjet se dëshiron që fëmijët e familjeve në nevojë të nxiten të ndjekin shkollën. Madje profesori i nderuar kujton fëmijërinë e tij gjatë pushtimit japonez të vendit dhe se sa dëshpërohej atëkohë pasi nuk mund të shkonte dot në shkollë. "Unë e di se sa e rëndësishme është shkolla për fëmijët, ndaj i dhurova me gjithë zemër këto libra", shprehet professor Huang për median kineze.
Profesori në pension tregon se në vitin 2007 e diskutoi vendimin e tij për të dhuruar libra me disa ish kolegë të tij, të cilët e mirëpritën. Ata krijuan një grup pune për të dhuruar libra në shkollat fillore të zonave të varfra në provincat Hainan dhe Guangdong. Për këtë qëllim 82 vjeçari, duke sfiduar moshëm ka udhëtuar shpesh në këto zona, por ka qenë mjaft aktiv dhe në zgjedhjen e librave për fëmijët si dhe shpërndarjen e tyre. Të gjitha shpenzimet për blerjen e librave, transportin dhe shpërndarjen e tyre tek fëmijët e familjeve në nevojë janë mbuluar me të ardhurat e këtij bamirësi. Kur e pyesin për këtë shpenzim të konsiderueshëm, profesori Huang thotë se pjesën më të madhe të kursimeve nga pensioni i tij e ka shpenzuar për blerjen e librave, duke investuar 600 mijë yuan.
Veprimtarisë bamirëse të profesorit Huang vitet në vijim i janë bashkuar dhe shumë vullnetarë, të gatshëm për të ndjekur shembullin e tij.(Eda Merepeza)