20160321Hotpot01 |
50 vjeçari Frank Zhang ka treguar në një intervistë për median kineze se i është nënshtruar një ndërhyrje plastike kirurgjikale për freskimin e portretit të tij, që me kalimin e moshës kishte shtuar rrudhat. Madje ai thotë se gjatë ndërhyrjes së mjekut estetist ai ka ndjerë lëngun që i përshkonte lëkurën e fytyrës.
Në fakt bëhet fjalë për injeksione të vogla me botulin neurotoxin e njohur si "botox", që përdoret gjerësisht në procedurat kozmetike. Kur injektohet në muskujt e fytyrës botoxi vepron si një relaksues i muskujve dhe rrudhave të vogla të portretit. Pacienti Zhang tregon se kjo ndërhyrje plastike nuk ishte e dhimbshme dhe zgjati rreth një orë.
Por personazhi i Hotpotit tonë të sotëm, 50 vjeçari Zhang është një ndër shumë meshkuj kinezë të moshë së mesme, që në kinezisht njihen me emrin "dashu", të cilët po aplikojnë gjithnjë e më shpesh procedurat kozmetike për tu dukur më të rinj në moshë dhe për të patur një pamje tërheqëse.
Deri tani ishte normale që zonjat kineze të moshës së mesme, të quajtura "dama" të kujdeseshin për një pamje të jashtme të kuruar dhe sa më të freskët. Por vitet e fundit është rritur interesimi i meshkujve të moshës së mesme ose "dashu" për këtë. Kjo dukuri është përhapur me rritjen e nivelit të jetesës së shtresës së mesme të kinezëve. Shumë burra kinezë të moshës së mesme kryejnë ndërhyrje estetike. Lidhur me këtë shefi i pavionit të kozmetikologjisë me laser në Qendrën e Kirurgjisë Plastike të Pekinit, Feng Yongqiang thote se në këtë pavijon kryejnë ndërhyrje estetike 2 meshkuj në javë, duke theksuar se numri i tyre sa vjen e rritet.
Zhang, është drejtoj ekzekutiv i një kompanie private në Pekin, i cili tregon eksperiencën e tij ndalet tek nevoja e përmirësimit të imazhit të një drejtuesi si ai. Ai mendon se drejtuesi i një biznesi privat ka shumë kontakte me stafin e tij, tek i cili duhet të gëzojë respekt, por dhe me të huaj apo kolegë ku duhet të japë një përshtypje të mirë. Zhang tregon se ka ndërmarrë disa ndërhyrje plastike, si botox për fytyrën që i ka hequr rrudhat si dhe ka hequr qeskat e syve. Pas një sërë trajtimesh Zhang thotë se vuri re një freskim dhe rinim të menjëhershëm të portretit të tij. Ai është i mendimit se edhe ushtrimet fizike të përditëshme dhe një dietë vegjetariane e kanë ndihmuar që tani të duket 10 vjet më i ri.
Ndërsa Xie Ying, kirurge pranë Spitalit të Kirurgjisë Plastike Zhenmei tha për "Metropolitan" se tani gjithnjë e më shumë të ashtuquajtur "dashu" janë tepër të kujdesshëm për pamjen e tyre të jashtme dhe u drejtohen operacioneve plastike. Sipas saj, pacientët e spitalit ku punon preferojnë më shumë heqje të rrudhave, apo të qeskave poshtë syve. Ajo shton se disa pacientë kryejnë ndërhyrje plastike në përmirësimin e hundës, mjekrës apo veshëve pasi besojnë se do të kenë një ndikim më pozitiv të Feng Shuit. Në një familje ku çifti i përket moshës së mesme dhe gruaja kryen disa rregullime plastike edhe bashkëshorti nxitet për të bërë të njejtën gjë, thotë kirurgu plastik. Përgjithësisht meshkujt e moshës së mesme preferojnë disa ndërhyrje të vogla dhe nuk duan ndryshime të mëdha të pamjes së tyre. Por ndryshe veprojnë të rinjtë, të cilët guxojnë më shumë përsa i përket krijimit të një pamje sa më të kohës.
Mjekja thotë se të rinjtë kinezë tentojnë të krijojnë një portret sa më perëndimor, ndërsa burrat e moshës së mesme nuk duan të ndërhyjnë në tiparet e tyre kineze. Është interesant fakti që edhe disa burra të moshës së mesme para se të kryejnë ndërhyrje në portret zgjedhin edhe modelin kujt duan ti ngjajnë. Më së shumti ai preferojnë portretin e Ekin Cheng, Li Ka-shing, madje dhe të Vladimir Putin," said Xie.
Pavarësisht ndryshimit të mentalitetit përsa i përket ndërhyrjeve plastike në rradhët e meshkujve, kjo prirje nuk është pranuar gjerësisht nga shoqëria kineze. Ka mjaft kritika ndaj meshkujve që ndryshojnë pamjen e tyre me ndërhyrje plastike. Për të shpëtuar nga thashethemet dhe ndonjë opinion negative shumica e meshkujve kinezë kur duan të kryejnë ndonjë ndërhyrje në portret këmbëngulin që të jetë sa më i lehtë dhe të mos jetë i dukshëm.
Kirurgia plastike Xie thotë se meshkujt që duan të kryejnë ndërhyrje plastike, ashtu si dhe femrat duhet të jenë të përgatitur psikologjikisht për këtë ndryshim. Një rëndësi të veçantë ka dhe gjetja e një mjeku të specializuar për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve në mënyrë që të shmangësh deformimin e portretit apo pasoja të tjera edhe më të rënda për shëndetin.(Eda Merepeza)