PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjetja e një vendi pune dhe kërkesat për nivele akademike
2016-03-14 12:48:28 CRI Komenti juaj Printoni

Presioni i lartë për gjetjen e një vendi pune ndikon në faktin që shumë të sapodiplomuar kinezë të vazhdojnë studimet për nivele më të larta arsimore. Në provimin kombëtar që u zhvillua në fund të vitit të kaluar për studimet pasuniversitare morën pjesë mbi 1.77 milionë studentë kinezë, duke shënuar një rekord të ri historik. Konkurrimi ishte i ashpër, pasi vetëm 30% prej tyre mund të fitonin kandidaturën për një gradë masteri pas 3 vjetësh. Pavarësisht kësaj, numri i studentëve që kërkojnë të kryejnë studime në nivele më të larta po rritet vazhdimisht vitet e fundit. Ata e dinë se konkurrimi për të gjetur një punë të mirë mund të jetë edhe më i ashpër.

Për tregun kinez të punës, vetëm një diplomë nga shkolla e lartë nuk është e mjaftueshme për të siguruar një vend pune me perspektivë. Website Eol.cn, një ndër platformat elektronike kryesore kineze për çështjen e arsimit, publikoi një sondazh të kryer me gati 38 mijë pjesëmarrës në provimin kombëtar. Sipas tij, mbi 50% e të anketuarve shprehën mendimin se një gradë masteri mund të ndihmojë në gjetjen e punës. Kurse, 13% prej tyre thanë se deshin të vazhdonin studimet vetëm për të shtyrë kohën e futjes në tregun e punës.

Huang Shao'an, profesor i Qendrës së Studimeve Ekonomike pranë Universitetit të Shangait, në një intervistë për gazetën e përditshme Dazhong Daily tha se krahas rritjes së numrit të studentëve me diplomë universitare në vitet e kaluara, ekonomia kineze ngadalësoi shpejtësinë e rritjes, duke shtuar kështu presionin për të gjetur një vend pune me rrogë të lartë.

22 vjeçarja Chen Xuying, një ndër studentët që morën pjesë në provimin e vitit të kaluar tha se dëshiron të vazhdojë studimet për t'u mos futur herët në punë kur i mungon aftësia e mjaftueshme. Chen ka studjuar për shkëncë dhe teknologji në Unversitetin e Shangait, por thotë se gjetja e një vendi pune të përball me një konkurrence të madhe.

"Më pëlqen kjo degë, por kam marrë vetëm njohuri teorike gjatë studimeve. Shumë nga degët që studjova nuk më kanë dhënë praktikën e duhur për të gjetur punë", tha Chen. Ajo po aplikon për një gradë masteri në Universitetin Jiaotong të Shanghait, një ndër universitetet më të mira në Kinë. Kjo 22 vjeçare shpreson se nëpërmjet studimit në këtë universitet me reputacion mund të rritë nivelin e saj profesional, pavarësisht se dega që zgjodhi nuk është ndër më të njohurat e këtij universiteti. Me fjalë të tjera asaj i duhet vetëm masteri dhe emri i këtij universiteti prestigjioz.

Nuk janë të paktë studentët kinezë që veprojnë si Chen. Sipas raportit të Eol.cn, vetëm 15% e të intervistuarve, pjesmarrës në provimin kombëtar për studimet pasuniversitare, dëshirojnë të punësohen bazuar në specialitetin që zgjodhën për master.

Në 5 vjetët e fundit, është rritur numri i studentëve kinezë që synojnë ngritjen e nivelit akademik. Numri i aplikuesve për doktoraturë dhe gradë masteri u rrit 15% gjatë kësaj periudhe, ose në afro 647 mijë në përgjithësi. Lajmi u bë i ditur nga Du Zhanyuan, zv. ministri kinez i Arsimit. Ndërsa, sipas Radios Kombëtare të Kinës, kjo shifër parashikohet t'i kalojë dy milionë në vitin 2020.

Në vitin 2012, 56 mijë studentë kinezë morën titullin doktor dhe 560 mijë morën gradën e masterit. Sipas disa ekspertëve, fluksi i të rinjve me grada shkencore master apo doktoraturë nuk është gjithmonë diçka pozitive. Sipas gazetës "Beijing Business Today", shtimi i numrit të studentëve rrit detyrat e profesorëve. Një profesor kinez tani duhet të drejtojë të paktën 4 studentë me kohë të plotë dhe 5 deri 10 studentë me kohë të pjesëshme për punimet e tyre të diplomës. Ky angazhim është tepër i madh, duke ndikuar dhe në cilësinë e nivelit akademik.

Ngarkesa e madhe e profesorëve mund të përballohet gradualisht me masa të ndryshme, por për studentët mbeten ende probleme të pazgjidhura.

Zhang Yueqiang është profesor i burimeve njerëzore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Pekinit, njëherësh këshilltar i kompanisë më të madhe të programeve kompjuterike në Europë, SAP. Ky specializim e bën atë një ndër profesorët më të njohur dhe më të kërkuar nga studentët për ndjekjen e punimeve të tyre në nivel masteri apo doktorature.

Qindra studentë nga krahina të ndryshme të vendit kontaktojnë me të, duke e pyetur nëse duhet të vazhdojnë studimet për një gradë më të lartë akademike apo të gjejnë një punë.

Profesori Zhang thotë se kjo dilemë e studentëve tregon se ata nuk e kanë të qartë se çfarë drejtimi duhet të marrin në jetë, për të shënuar progres. Sipas tij punësimi nuk do të thotë t'i japësh fund studimeve akademike. "Të rinjtë duhet të dinë qartë çfarë rruge është më e përshtatshme për ta. Për ata që kanë passion dhe dhunti për kërkim shkencor, vazhdimi i jetës shkollore pa tjetër është i domosdoshëm. Kurse, për ata që kanë dëshirë vetëm të gjejnë një punë, nisja e herët e karierës profesionale nuk është detyrimisht e dëmtshme, as përfundim të jetës akademike sepse pas grumbullimit të përvojave praktike, mund të dinë çfarë kualifikimi të mëtejshëm akademik u përshtaten më të vlefshëm", tha profesori Zhang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China