PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong Kong, sallon për gjumin e drekës
2016-03-07 16:39:09 CRI Komenti juaj Printoni

Hong Kongu zë vendin e dytë në botë dhe të parin në Azi përsa i përket kostos së jetesës. Të ndodhur përballë stresit ekonomik, hongkongasit njihen edhe si workaholic(njerëz që punojnë me tepricë). Përveç atyre që punojnë me kohë të plotë, shumë të tjerë kryejnë punë me kohë të pjesëshme.

Jo vetëm kaq, në sipërfaqen prej 1100 km katrorë të Hong Kongut jetojnë mbi 7.4 milionë banorë. Kjo bën që shumë prej atyre që punojnë me orare të zgjatura të kenë vështirësi për gjetjen e vendi për tu çlodhur.

Kjo ka nxitur lindjen e një biznesi të ri. Në Hong Kong janë hapur sallone të posaçme që ofrojnë vende për të pushuar gjatë ditës së lodhshme të punës.

Njeri prej tyre është Salloni i Gjumit të Drekës (Nap Lounge), ku njerëzit mund të marrin një sy gjumë për 1 orë, për të cilin paguajnë 10 dollarë amerikanë.

David Lau është menaxheri i përgjithshëm i këtij salloni

"Mendoj se kjo është një nevojë për të gjithë njerëzit në botë, jo vetëm për hongkongasit që përballojnë çdo ditë stresin e orëve të gjata të punës. Një pushim i shkurtër në mesditë është një gjë e zakonshme në shumë vende të botës. Prandaj, ne po përpiqemi të promovojmë këtë koncept ose stil të ri jetese për banorët e Hong Kongut", tha z. Lau.

Çarçafët prej atlasi dhe shtrati komod i sallonit të gjumit të drekës u kujton klientëve rehatinë e shtëpisë dhe shton dëshirën për t'u çlodhur.

Pas një dremitjeje të shkurtër, bankieri Chris Lau thotë se ndjehet i çlodhur dhe plot energji për t'u kthyer në punë.

"Kjo është një eksperiencë e re për mua por është mjaft joshëse. Nuk e kisha provuar në të kaluarën, por më pëlqen shumë", tha z. Lau.

Pavarësisht se dhomat për gjumin e drekës arrijnë të çlodhin klientët, pronarët e salloneve po përpiqen të krijojnë dhe lehtësi të tjera për ta.

Kevin Lee, bashkëthemelues i Sallonit të gjumit të drekës "Chillazy", ka më së shumti klientë të rinj në moshë. Në sallonin e tij sheh shtrate të varur, por dhe pajisje të tjera për konsumatorët. Ai thotë se tashmë klientët po mësohen me idenë e shpenzimit të lekëve për çlodhje.

"Në fillim ata nuk e llogaritnin dot kohën e qëndrimit këtu dhe çdo minutë e llogaritnin si shpenzim. Pa e provuar sallonin, mendonin se ishte i shtrenjtë për shërbimin që ofronte. Por pasi e provuan klientët zbuluan se u pëlqen dhe na thonë se është taman vendi që u duhet, për pushimin e drekës dhe e meriton çmimin që paguajnë", tha z. Lee.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China