PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nis zbatimi i Ligjit kinez kundër dhunës në familje
2016-03-07 16:23:37 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 mars hyri në fuqi në Kinë ligji kundër dhunës në familje, i cili nuk e konsideron më dhunën si "çeshtje familjare", por e përball me ligjin.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 1/3 e familjeve kineze kanë përjetuar akte dhune. Mbi 90% e rasteve të raportuara përfshijnë dhunën ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ndërsa 1 në 4 gra kineze është përballur me dhunën në familje, gjatë martesës,port ë denoncuara janë vetëm 40 mijë raste. E konsideruar deri vonë si një "çeshtje familjare" dhuna në familje mbetet një argument që me vështirësi bëhet publike.

Për këtë flet Li Mingshun nga Shoqata Ligjore për Martesën, njohës i ligjit kundër dhunës në familje.

"Ligje për dhunën në familje kanë ekzistuar dhe më pare në Kinë por nuk ishin specifikë dhe të vështirë për tu zbatuar. Ligji i ri për here të pare e cilëson dhunë në familje dhunën fizike por dhe atë psikologjike. Në të përfshihet dhuna fizike, por dhe ajo verbale apo kërcënimet. Viktimat e dhunës në familje gëzojnë të drejtën e mbrojtjes me ligj.

Ligji i ri përfshin dhe dhunën e ushtruar ndaj çifteve që bashkëjetojnë, jo vetëm ata të martuar dhe kjo përbën një risi të tij. Sipas ligjit të ri policia, përfaqësuese të Federatës së Gruas dhe Organizata të shërbimit social apo dhe të afërm kanë të drejtë zbatojnë vendimin e gjykatës për personat e pa aftë për tu mbrojtur nga dhuna, siç janë fëmijët dhe të moshuarit. Me daljen e urdhërit të gjykatës, abuzuesi mund të largohet nga banesa por dhe ndaj tij mund të merren masa të tjera për mbrojtjen dhe sigurinë e viktimës së dhunës. Ata që shkelin urdhërin e mbrojtjes së viktimës së dhunës përballen me një gjobë prej 1 mijë yuanësh si dhe 15 ditë burg. Në raste më të rënda të ushtrimit të dhunës ata përballen me ndëshkim më të ashpër të ligjit. Sociologët janë të mendimit se zbatimi i këtij ligji do të shërbejë për ndërgjegjësimin e popullsisë por dhe do të ulë rastet e dhunës në familje.

Një aventurë mbijetese

Dy të rinj kinezë kanë kryer një aventurë vërtet të veçantë duke qëndruar 7 ditë pa ushqim, ujë apo lehtësi të tjera për të jetuar, raportoi këto ditë Chongqing Morning Post, të cilës i referohet "China Daily". Ata janë 20 vjeçarët Huang Zuhong dhe Fu Hailong të cilët e kryen këtë aventurë duke nisur nga 16 shkurti në Malin Huanggua në Bashkinë Chongqing, në jugperëndim të Kinës. Të rinjtë kanë thënë për mediat se për ndërmarrjen e kësaj aventure janë frymëzuar nga "reality show" i njohur i Edward Michael "Bear" Grylls. Ata morën me vete një thikë, një shat, një kovë hekuri dhe një ndezës. Dita e parë e tyre ishte më e vështirë se sa e kishin imagjinuar, pasi dy djemtë punuan për ndërtimin e kampingut të tyre me bambu dhe sanë. Gjatë kësaj jave djemtë janë detyruar të ushqehen me çfarë u ofronte ambjenti përreth, duke përfshirë barishte, fruta, krimba madje dhe merimanga. Natën ndërsa njeri flinte tjetri qëndronte zgjuar për të mbajtur ndezur zjarrin, pasi është dimër dhe moti sidomos në mal është i ftohtë. Për të rinjtë dita e katërt dhe e pestë ka qenë mjaft e vështirë pasi ishin të uritur dhe streha e tyre po dëmtohej për shkak të shiut, pa harruar dhe mungesën e ushqimit. Për fat ditën e fundit ata gjetën disa kërmij në orizore me të cilët arritën sadopak të shuanin urinë.

Por ajo që e bën edhe më interesante aventurën e të rinjve kinezë është se ata e kanë transmetuar në rrjetet sociale atë. Huang thotë se komentet e publikut për aventurën e tyre i kanë ndikhmuar shumë ta çojnë atë deri në fund.Dita e fundit e javës në natyrë përkoi me festën tradicionale të fenerëve dhe për fat ata arritën të kapnin një lepur, me të cilin u ushqyen.

Djemtë thonë se e përfunduan me sukses këtë aventurë, por ndjehen pak të lodhur. Të pyetur se për çfarë u vlejti kjo aventurë ata thonë se ndjehen më të përgatitur për jetën. Mjeku Hu Yongqiang, gastroenterolog në spitalin e qytetit u rekomandoi të rinjve të kryenin një kontroll mjekësor pas kësaj eksperience në natyrë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China