PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kthimi në shtëpi pas migrimit
2016-02-23 09:04:01 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali i Pranverës apo Viti i Ri Kinez ka shënuar ndër vite një lëvizje rekord udhëtarësh nga metropolet kineze drejt vendlindjes për tu bashkuar me familjet në festën më popullore të vitit. Por me sa duket tashmë shumë prej migrantëve kinezë kanë vendosur të mos largohen nga vendlindja për të kërkuar punë, por për të nisur një të tillë në vendlindje apo për të hapur një biznes të tyre.

36 vjeçari Wu Longqing nga fshati Liping i provincës jugperëndimore Guizhou thotë se sado të zhvilluara të jenë qytetet e mëdha, vendi më i mirë për të jetuar është ai ku ke lindur dhe ke familjen.

Ai ka punuar në një fabrikë në provincën lindore Zhejiang prej 10 vjetësh por tashmë ka vendosur që me fitimet e mbledhura të hapë një supermarket në vendlindjen e tij. Madje këtë sipërmarrje të re Wu e përuroi në ditët festive të Vitit të Ri Kinez.

Ai ka rrëfyer për median vendëse përse e mori vendimin e kthimit në vendlindje pas përvojës migruese brenda vendit. Është fare e thjeshtë për tu kuptuar. Tashmë në fshatin e tij të lindjes ka rrugë të asfaltuara, shtëpitë janë ristrukturuar dhe janë ndërtuar kopshte e shkolla. Jeta e banorëve të fshatit ka ndryshuar shumë dhe hapja e një supermarketi është jo vetëm një ide e mirë por i siguron Wu-së qëndrimin pranë familjes.

Javët e fundit Wu dhe e shoqja kanë qenë të zënë me përgatitjet për hapjen e supermarketit. Aplikimin për marrjen e lejes së hapjes së biznesit ai e bëri menjëherë pas vitit të ri kinez. Çifti ka një vajzë 13 vjeçare dhe një djalë 7 vjeçar të cilët kur prindërit punonin si migrantë qëndronin në kujdesin e gjyshes 70 vjeçare.

Me emocion Wu dhe e shoqja tregojnë se e kanë ndjerë shumë mungesën e fëmijëve dhe të nënës, por sakrifica e tyre 10 vjeçare e të jetuarit larg tyre tashmë ka marrë fund. Ata do të jetojnë në shtëpinë e tyre të fshatit dhe do të ndërtojnë një biznes që do të sjellë të ardhura për ta, por do të ndikojë dhe në përmirësimin e jetës së bashkëfshatarëve.

Ndërsa 27 vjeçari Hu Xing ka punuar në provincën jugore Guangdong qysh pas përfundimit të shkollës së mesme. Por tani ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij Henan .

Hu tregon se ai bashkë me anëtarët e familjes kanë punuar larg fshatit të lindjes, por me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe infrastrukturës dhe transportit vendlindja u ofron atyre mundësi investimi.Ai është i gëzuar se do të jetojë me familjen në fshat, por edhe pse të ardhurat do të jenë më të pakta se ato të fituara si migrant në Guangdong Hu ndjehet i lumtur, sepse sipas tij jeta shijon pranë familjes.

Gjatë 3 dekadave të fundit shumë banorë të zonave rarale të Kinës u shpërngulën për punë në metropole, duke lënë në vendlindje prindërit dhe fëmijët.

Kjo prirje e zhvillimit shoqëror vitet e fundit ka pësuar ndryshime falë zhvillimit të zonave rurale dhe mundësive në rritje të sipërmarrjes në to.

Mbi 1.72 milion punëtorë migrantë janë kthyer në vendlindje në Bashkinë e Chongqing , qysh nga viti 2010.

Tashmë sipas të dhënave të bashkisë së Chongqing ajo shtresë e banorëve të larguar nga vendlindja për punë në qytetet e mëdha ka rënë me 180,000 vetë gjatë 3 viteve të fundit.

Nxënësja Tao Xingyue tregon se ajo i takonte prindërit vetëm një here në vit, gjatë Festivalit të Pranverës dhe e ndjente shumë mungesën e tyre. Por ajo tregon se tashmë ata janë punësuar në një fabrikë pranë fshatit dhe kthehen në shtëpi çdo fundjavë.

Sipas ekspertëve kthimi në vendlindje e punëtorëve migrantë do të sjellë përmirësim të jetës në zonat rurale, kryesisht për fëmijët dhe të moshuarit që për afro 30 vjet kanë jetuar të vetmuar. Po rata shtojnë se ky trend i ri ka nevojë për mbështetje nga ana e qeverisë me fonde.

Studjuesi i zhvillimit rural pranë Akademisësë Shkencave Sociale të Kinës Dang Guoying, thotë se sipërmarrësit në fshat përballen me sfida të mëdha përsa i përket kapitalit dhe për këtë qeverisja vendore duhet të zbatojë disa politika për përmirësimin e mjedisit të biznesit në zonat rurale.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China