PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, më shumë gra shtatzëna në moshë të madhe
2016-02-18 16:42:41 CRI Komenti juaj Printoni

Spitalet dhe autoritetet shëndetësore në krahina të ndryshme të Kinës po bëjnë përgatitje për të pritur më shumë gra shtatzëna në moshë të madhe, pas hyrjes në fuqi më 1 janar të politikës së re të planifikimit familjar që lejon lindjen e fëmijës së dytë për të gjitha familjet kineze.

Sipas parashikimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit dhe të Planifikimit Familjar, kjo politikë do të bëjë që 90 milionë gra në Kinë, afërsisht sa popullësia e Gjermanisë, të lindin fëmijën e dytë.

Por, siç mësohet, 60% e këtyre 90 milionë nënave kanë kaluar moshën 35 vjeçare, një moshë që mund të paraqesë rreziqe dhe komplikacione gjatë shtatzënisë, duke krijuar më shumë sfida për institucionet mjekësore në garantimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, gjatë lindjes.

Sipas deklaratës së Komisionit, më shumë masa do të merren për të përballuar këtë problem. E para është shfrytëzimi i spitaleve të nivelit të ulët vendor për të pritur shtimin e lindjeve, sepse ato më të mëdha aktualisht po funksionojnë në maksimumin e kapacitetit të tyre. Pritet që spitalet e nivelit të ulët të marrin pjesë në trajnimin profesional për të trajtuar komplikacione gjatë lindjes, si dhe do të rregullohen procedurat për transferimin në kohë në spitalet e specializuara të grave shtatzëna, në raste urgjence.

Ndërkohë, shumë spitale po bëjnë përgatitje për të pritur më shumë foshnja. Spitali Obstetrik-Gjinekologjik i Pekinit, një ndër spitalet më të mira, përveç hapjes së klinikës nga ora 17:00 deri në orën 20:00, ka punësuar edhe më shumë mjekë dhe mami, duke trefishuar shtretërit në pavijonin e urgjencës për nënat dhe foshnjat.

Në fakt, maternitetet në mbarë Kinën, pavarësisht publike apo private kanë marrë masa të ngjanshme si ato në Pekin për të pritur bumin e pritshëm të lindjeve.

Sipas Bashkisë së Pekinit, pas lejimit të lindjes së fëmijës së dytë për të gjitha familjet, 2.36 milionë gra pekinase mund të kryejnë lindjen e dytë. Sondazhi tregon se pjesa dërrmuese e tyre dëshirojnë të lindin fëmijën para vitit 2021. Ndaj llogaritet që periudha e bumit të lindjeve në Pekin do të zgjasë 5 vjet.

Por, përqindja e shfrytëzimit të shtrateve të obstetrisë në kryeqytet varion në spitale të ndryshme. Në disa spitale të mëdha, përqindja e përdorimit të shtretërve për lindje arrin 108%, çka do të thotë se çdo shtrat është i zënë çdo ditë dhe në raste urgjencash duhen shtuar shtretërit. Ndërsa në spitalet e vogla kjo përqindje është vetëm 14%.

Përveç përgatitjes intensive të mjekëve edhe vetë prindërit kanë emocionet e pritjes së fëmijës së dytë, pasi lindja e një fëmije sjell gëzim, por edhe pak xhelozi për fëmijën e parë. Raste të tilla janë raportuar shpesh në mediat vendëse.

Kohët e fundit, një shkollë fillore në provincën Guangdong të Kinës Jugore bëri një sondazh ndër nxënësit e vitit të tretë për lindjen e fëmijës së dytë. Sondazhi konsistonte në pyetjen "Si do të reagosh nëse prindërit të thonë se do të kesh një motër apo vëlla?"

Përgjigjet e sondazhit janë nga më të ndryshmet, por shumica kanë reaguar me shprehjen "Ju lutem, jo!".

"Mami, nuk dua që të përjetosh një operacion çezarian! Do të kesh dhimbje të mëdha", shkruan një vogëlushe . "Rritja e një fëmije tjetër do të sjellë më shumë shpenzime dhe do të jemi nën presion", shkroi një tjetër fëmijë.

Një mësues tha se prindërit nuk duhet të kritikojnë fëmijët për reagimet e tyre, por duhet t'i dëgjojnë dhe ti mirëkuptojnë. Megjithatë, shumë të lindur para zbatimit të politikës së "një fëmije" janë befasuar nga përgjigjet e këtyre fëmijëve.

"Fëmijët e një barku mund të kujdesen për njëri tjetrin", tha Pan Guanghe, i cili ka lindur në fund të viteve 50' të shekullit të kaluar dhe ka 4 motra e vëllezër. Ai kujtoi kohën kur ishin vetëm 3 fëmijë në familje, por motra më e madhe kujdesej për ta. Pasi u rrit, ai mendonte se ishte diçka e natyrshme të kujdeseshe për vëllain apo motrën më të vogël.

Aktualisht fëmijët e parë duken më të shqetësuar për të ardhmen, kur prindërit do të ndajnë dashurinë e tyre për një anëtar të ri në familje. Ndoshta sepse në të kaluarën ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së prindërve dhe gjyshërve.

Z. Tan Xiaohua, zëvendëskryemjek i departamentit të pediatrisë në Spitalin nr.3 pranë Universitetit të Mjekësisë të Guangzhout tha se kohët e fundit më shumë prindër vijnë në spital për të vizituar fëmijët. "Disa fëmijë erdhën në spital pasi kishin dhimbje barku, marrje mendsh apo dhimbje koke. Por nga kontrollet tona rezultoi se nuk kanë asnjë shqetësim fizik ", tha z. Tan.

Në fakt, këto simptoma i përkasin çrregullimit mendor nga frikat për ndarje, të cilat ndodhin kur fëmijët bëhen të ndjeshëm dhe e përjetojnë keq idenë e ndarjes nga personat që i duan. Sipas z. Tan, këta fëmijë janë të shqetësuar për pakësimin e kujdesit prindëror, për shkak të ardhjes së vëllait ose të motrës së vogël.

Sipas tij, prindërit duhet ta vënë fëmijën e parë në dijeni gradualisht për ardhjen e anëtarit të ri në familje dhe t'i mësojnë si të shkojnë me të. "Kur kanë dy fëmijë në shtëpi, prindërit nuk duhet të bëjnë krahasime mes tyre. Ndihma e kopshtit mund të zbutë shqetësimin e fëmijës së parë për lindjen e vëllait apo motrës ", këshillon z. Tan.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China