PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çudira nga Kina
2016-02-15 10:24:36 CRI Komenti juaj Printoni

Motoçiklistët dhe mburojat e tyre dimërore

Dimri tashmë është në kulmin e vet dhe për të qëndruar ngrohtë e të pa prekur nga era e tij e ftohtë mbulohemi me jorgan. Por a është e mundur kjo kur dikush nget një motoçikletë ? Për disa motoçiklistë kinezë nga qyteti Lianyungang i provincës lindore Jiangsu kjo është mëse e realizueshme. Pa ardhur ende dimri i acartë, në ditët e vjeshtës me erë të ftohtë ata kanë qarkulluar me motorët e tyre në rrugët e qytetit duke mbajtur perpara vetes "mburoja", që pengonin erën. Të pyetur nëse këto mburoja të ngjashme me jorganët i pengojnë gjatë qarkullimit, motoçiklistët kanë thënë se janë komodë dhe nuk ndjejnë shumë të ftohtin.

Ky stil mbulese për motorçiklistët është i përhapur në mbarë Kinën dhe ndonëse kur i sheh duket disi i rëndë për qarkullimin e mjetit, vetë përdoruesit e motorcikletave thonë se tashmë janë mësuar me "mbulesën" e tyre dimërore, të domosdoshme kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero.

Të vonuarit "ndëshkohen" me hieroglifin "Biang"

Hieroglifet kineze janë të vështira për tu shkruar, qoftë edhe nga vendësit. Nevojitet vëmendje dhe mësim sistematik që të arrish ti shkruash ato siç duhet. Por disa prej tyre kanë një shkallë më të lartë vështirësie në të shkruar. Hieroglifi "biang" ka më shumë se 50 elementë përbërës në të shkruar dhe është ndër më të vështirët. Por stafi pedagogjik i një kolegji në Chengdu, kryeqendrën e provincës jugperëndimore Sichuan e ka përdorur hieroglifin "biang" si detyrë ndëshkuese për nxënësit që vijnë vonë në shkollë. Masa disiplinore për këta nxënës është të shkruajnë 1 mijë herë hieroglifin "biang". Njeri nga studentët e "ndëshkuar" me këtë masë për ardhjen me vonesë në kolegj ka treguar se ka arritur të shkruajë 200 herë hieroglifin dhe nuk ka mundur më, pasi është shumë i vështirë dhe i kanë mbaruar fuqitë. Ndërsa njeri nga ideatorët e këtij ndëshkimi disiplinor, Wang Sijun thotë se përveç pjesës disiplinore, të shkruarit e hieroglifit "biang" shërben dhe si një rrugë e promovimit të kulturës kineze në rradhët e studentëve. Hieroglifi "biang" e ka origjinën nga provinca veriperëndimore e Kinës, Shaanxi dhe i referohet një gatimi lokal të noodle-save.

Një propozim " origjinal" për martesë

Jemi mësuar tashmë me propozimet për martesë që djemtë e dashuruar u bëjnë të dashurave të tyre, me qëndrimin në gjunjë dhe kutinë ku ndodhet unaza. Por këtë traditë e ka ndryshuar një i ri kinez nga Guangzhou i provincës Guangdong. Për të qenë sa më origjinal në sytë e të fejuarës së tij Feng i dashuruar ka shtruar në formë zemre në tokë 4500 pelena bebesh të paketuara. Pasi mësoi se e fejuara e tij ishte shtatzënë Feng vendosi ti propozonte asaj për martesë dhe zgjodhi këtë ide interesante, që e realizoi buzë Lumit të Perlave në qytetin e tij.

Kur e fejuara mbërriti në zemrën e krijuar nga pelenat një dron u ul në këmbët e saj , duke i lëshuar një pelenë në të cilën ishte fshehur unaza me diamant. Feng i propozoi të fejuarës për martesë, ndërsa miqtë e tij mbanin në duar pllakate ku shkruhej "Martohu me mua!"

Si mund të mos pranonte vajza një propozim me kaq fantazi të të fejuarit të saj ? (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China