PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festivali i Pranverës dhe tradita festive(2)
2016-02-05 14:32:04 CRI Komenti juaj Printoni

Gatimet fatsjellëse të Vitit të Ri Kinez

Gjatë darkës së vitit të ri në tryezë vendosen gatime që konsiderohen si fatsjellëse për familjen, pasi ato kanë domethënie simbolike.

Peshku nuk mungon në tryezën e Vitit të Ri Kinez pasi fjala peshk në kinezisht ngjan me atë begati. Thuhet se po të hash peshk në vigjilje të Vitit të Ri të shtohen të ardhurat dhe fati i mirë gjatë gjithë vitit.

Të tjera gatime fatsjellëse të tryezës së vitit të ri janë dumplings, keku prej orizi të embël, byreçka me perime, dhe toptha orizi të ëmbël.

Fishekzjarret

Ashtu siç është zakon në shumë vende të botës kur pritet ardhja e Vitit të Ri edhe në Kinë ndezja e fishekzjarrëve gjatë kësaj periudhe simbolizon dhënien e lamtumirës së vitit të vjetër dhe mirëseardhjen e vitit të ri. Kinezët janë shpikësit e fishekzjarrëve ndaj ata kanë një traditë të lashtë në përdorimin e tyre. Me rastin e vitit të ri ata fillimisht ndezin një fishekzjarr të vogël, i cili pasohet nga 3 fishekzjarrë të mëdhenj. Kjo sipas traditës kineze simbolizon " largimin e vitit të vjetër" dhe " trokitjen e vitit të ri". Sa më shumë zhurmë të bëjnë 3 fishekzjarrët e mëdhenj aq i madh besohet se do të jetë fati për vitin e ri.

 

Lutje në Tempuj

Gjatë vitit të ri kinez shumë vetë praktikojnë lutjen në tempuj budistë me dëshirën për një vit të mbarë dhe me sukses. Një ceremoni mjaft e veçantë lutjeje për vitin e ri kinez zhvillohet çdo vit në Tempullin Longhua të Shangait, më i madh i këtij qyteti.

Legjenda e Vitit të Ri Kinez

Në kinezisht Dita e vitit të ri është Guo Nian, që do të thotë "të festosh një vit të ri", por fjala Nian shqiptohet e ngjashme me një fjalë tjetër që nënkupton "monstër". Kjo mostër sipas mitologjisë kineze ka trup gjarpri dhe kokë me brirë dhe natën e ndërrimit të viteve dilte nga deti për të ngrënë njerëz në fshatrat përreth. Kjo shkatoi frikë të madhe te njerëzit derisa një plak i mençur flokëbardhë i këshilloi që për të trembur monstrën të vendosnin letra të kuqe në anë të portave të shtëpive dhe të digjnin bambu, që të krijohej zhurme (që më pas u shndërrua në fishekzjarre). Legjenda përfundon me një fund të lumtur, që pasi banorët kryen këshillën e plakut të mençur monstra nuk u afrua më në fshatin e tyre. Pikërisht detajet e kësaj legjende si dekorimi i shtëpisë me letra të kuqe të formave të ndryshme, ku me hieroglife shkruhen urime për shëndet, fat dhe begati por edhe fishekzjarrët plot ndriçim e zhurmë janë pjesë përbërëse e festimit tradicional të vitit të ri kinez edhe në ditët tona.

Bestytnitë e Vitit të Ri Kinez

Në 3 ditët e para të vitit të ri nuk duhen larë flokës, se sipas bestytnive kjo largon fatin e mirë që ka mbërritur në vitin e ri. Qarja e fëmijës në ditën e vitit të ri gjithashtu konsiderohet si ndjellëse e fatit të keq. Por interesante është dhe bestytnia e veshjeve intime në ngjyrë të kuqe me rastin e Vitit të Ri, e ngjashme me festimin e Krishtlindjeve në perëndim. Madje veshjet intime të kuqe i sheh ngado në supermarkete apo tregje. Mendohet se ngjyra e kuqe largon fatin e keq.

Tradita moderne e Vitit të Ri Kinez

Pavarësisht bestytnive apo festimit tradicional, Viti i Ri Kinez nga të rinjtë festohet krejt ndryshe. Atyre u pëlqen që në javën e pushimit të dalin e të festojnë me shoqërinë në pube apo restorante e lokale nate, por edhe thjesht duke pushuar e duke u informuar përmes celularëve, pa harruar lojrat online dhe komunikimin me miqtë.

Të gjithë në shtëpi për Vitin e Ri -Chūnyùn

Viti i ri është një festë familjare ndaj çdo anëtar i familjes që për punë apo studime nuk ndodhet në gjirin e saj kthehet për të festuar me të arfërmit vitin e ri. Në dekadat e fundit lëvizja masive e kinezëve drejt vendlindjes është shndërruar në një dukuri sociale madje ka dhe një emërtese të veçantë. Ajo quhet Chūnyùn. Udhëtimet drejt vendlindjes nisin rreth 15 ditë para vitit të ri dhe në total kjo lëvizje e madhe me të gjitha mjetet e transportit, por kryesisht me trenat e shpejtë zë një hapësirë kohore prej 40 ditësh. Sipas shifrave, këtë vit janë shitur 332 milionë bileta treni, e thënë ndryshe 37 milionë bileta më shumë se vitin e kaluar. Vetëm në ditën e parë të pikut do të udhtojnë me tren 7 milionë pasagjerë. Pjesën më të madhe të pasagjerëve e përbëjnë punëtorët migrantë, të cilët në pjesën më të madhe I kanë familjet në fshatra apo në qytete të vogla të vendit. Bagazhet e tyre janë të mëdha pasi kthehen te të afërmit me dhurata për vitin e ri.

Mësohet se me përurimin e 9.5 mijë kilometrave të rinj si dhe me përsosjen e mëtejshme të rrjetit të transportit hekurudhor me shpejtësisë së lartë, udhëtimi me tren është bërë një zgjidhje e përshtashme e shumë udhëtarëve në mbarë vendin

Nëse keni miq kinezë është koha për ti uruar me rastin e Vitit të Ri. Ndaj më poshtë ju sjellim një listë urimesh për këtë ditë të shënuar për kinezët në mbarë botën

Xīnnián hǎo Gëzuar Vitin e ri !

Guònián hǎo Gëzuar Vitin e ri !

Xīnnián kuàilè Gëzuar Vitin e ri !

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China