PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbrojtja e Murit të Madh Kinez nga dëmtimet
2016-02-01 15:49:13 CRI Komenti juaj Printoni

Muri i madh kinez një nga pasuritë e Trashëgimisë Botërore në listën e UNESCO-s është prekur përgjatë ekzistencës së tij nga dëme natyrore si errozioni apo tërmetet, por edhe nga dora shkatërruese e njeriut.

Si një nga objektet më të mëdha fortifikuese në botë, ndërtimi i të cilit nisi rreth 2 mijë vjet më pare, ajo që vizitorët shohin sot tek Muri I Madh trashëgohet nga pjesa e ndërtuar gjatë sundimit të dinastisë Ming (1368-1644).

Por jo e gjithë sipërfaqja e Murit të Madh ruhet si pjesa e tij në veri të Pekinit, e njohur si Badaling. Sipas një raporti të vitit 2012 të botuar nga Administrata e Shtetit për Trashëgiminë Kulturore, nga 6,259 km të Murit të Madh të ndërtuar gjatë dinastisë Ming, më pak se 10% është e mirëmbajrut, pasi 31 % e tij ose 1,961 km e tij është zhdukur. Mbetjet prej disa mijëra km të Murit të Madh janë dëmtuar përgjatë shekujve nga reshjet, erërat, erozioni, tërmetet por edhe nga vetë dora e njeriut.

Në provincën Shanxi, e cila strehon më shumë se 3,500 km të Murit të Madh, e ndërtuar në periudha të ndryshme historike, janë shënuar mjaft raste të vjedhjes së gurëve të tij. Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, në kulmin e fushatës bujqësore në Shanxi, banorët që jetonin përgjatë Murit nisën të merrnin gurët e tij për të ndërtuar shtëpi apo objekte të tjera.

Ge Shufang nga fshati Deshengbao që ndodhet fare pranë Murit të Madh, tashmë anëtar i Kongresit të Popullit ka zhvilluar për më shumë se dy dekada fushata ndërgjegjësuese me banorët e fshatrave të zones për mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare dhe mrekullie botërore. Aktualisht me rritjen e numrit të turistëve vendës por dhe shumë të huaj që vizitojnë Murin banorët janë ndërgjegjësuar për vlerën e madhe të tij dhe madje me ndërtimet e hosteleve, bareve apo restoranteve kanë nisur të përfitojnë ekonomikisht nga vendodhja e tyre pranë Murit të Madh.

Për fat të keq edhe zhvillimi ekonomik i banorëve në disa raste ka ndikuar negativisht në mirëmbajtjen e Murit. Madje për të rritur përfitimet nga turizmi pranë Murit në kontenë Yuyou të provincës Shanxi , banorët duke dashur të rindërtojnë pjesën e dëmtuar të Murit në Shahukou kanë krijuar një projekt të ri, port ë papërshtatshëm me vetë Murin e lashtë, veprim ky që ka ngjallur mjaft kritika të ekspertëve.

Muri i Madh është një nga mrekullitë e botës, i përfshirë në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s qysh në vitin 1987. I ngjashëm me një dragua ai përshkon fusha, shkretëtira, male dhe rrafshnalta në 21.196 km nga lindja në Perëndim të Kinës. Muri nis nga Hushan, në lindje të Kalimit të Jiayuguan në perëndim dhe përshkon Liaoning, Hebei, Beijing, Tianjin, Shanxi, Mongolinë e Brendhsme, Ningxia, Shaanxi, Gansu dhe Qinghai.

Një baba plot fantazi dhe guximtar

Ai është Zhu Chunxie, një kinez nga Shangai, babai i një vogëlusheje 2 vjeçare. Pas një pune 10 vjeçare që i ka sjellë të ardhura të kënaqshme për të ndërtuar një vilë dhe për të patur një jetë të sigurtë ai vendos të shesë biznesin dhe shtëpinë.

Arsyeja është e rrallë por dhe shumë e bukur. Zhu dhe e shoqja kanë vendosur që të shëtisin botën me një rulotë për një periudhë 5 vjeçare. Nga miqtë e tij të martuar më parë, apo të afërmit prindër të rinj, Zhu kishte vënë re se ata humbin shumë kohë në punë dhe nuk gëzojnë rritjen e fëmijëve të tyre. Zhu dëshironte të shpenzonte më shumë kohë dhe vajzën dhe bashkëshorten e tij, por me jetën që ata bënin kjo ishte gati e pamundur. Ndaj mori një vendim sa të guximshëm,aq dhe të bukur.

Shitja e shtëpisë dhe e biznesit i krijoi të ardhura të mjaftueshme për të blerë rulotin dhe për të nisur aventurën familjare të shëtitjes nëpër botë. Kush nu do ta dëshironte një gjë të tillë, por jo të gjithë e kanë mundësinë ekonomike për ta realizuar. Kur e kanë pyetur për këtë vendim që rrallë mund ta merrte dikush, Zhu thotë se është shumë e rëndësishme për rritjen e një fëmije ti ketë prindërit pranë dhe të gëzojë dashurinë, përkujdesjet dhe përkushtimin e tyre.

Njeriu që ecën duke mbajtur pesha 50 kg

E keni menduar ndonjëherë se sa kg mund të mbani në kurriz apo me duart tuaja ? Kjo varet nga forca e gjithësecilit. Por të mbash pesha të rënda me këmbë është diçka krejt tjetër.

Këtë e bën 55 vjeçari kinez Huang i cili pasi vendos gurë me nga 50 kg në këmbët e tij mund të ecë për rreth 200 metra.

Huang është banor i fshatit Bairen në Chengdu të provincës Sichuan. Huang ka treguar për mediat se këtë ecje me këmbët e ngarkuara me gurë të rëndë ai e ka praktikuar çdo ditë për një periudhë disavjeçare, duke ndryshuar llojin e gurëve të ngarkesës. Madje dikush ka provuar ta sfidojë Huangun me ngritjen e gurëve me këmbë, por ai sërish e ka ruajtur rekordin e tij,ndonëse ka përfunduar garën me njerën këmbë të thyer

Makina e ëndrrave e stolisur me 4500 rruaza

Si mund të duket një makinë lluksoze nëse e stolisim me rruaza ? Ditët e fundit një makinë e tillë, me pamje përrallore është ekspozuar në në një qendër tregtare gjatë një promovimi në qytetin Anging, në provincën lindore kineze Anhui. Zbukurimi i makinës me 4500 rruaza, që ngjante me një vepër arti ka tërhequr shumë vizitorë të qendrës tregtare, ku sigurisht makina nuk shitej, por ishte vendosur për zbukurimin e ambjenteve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China