PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ideatori i muzeut të yakut
2016-01-26 14:27:06 CRI Komenti juaj Printoni

Zakonisht zyrtarët jo vendës kur dalin në pension i drejtohen vendlindjes së tyre, por e kundërta ka ndodhur me Wu Yuchu, për të cilin do të flasim në Hot potin e sotëm.

Pas punës prej afro 2 dekadash në Pekin si kryetar i Grupit shtetëror të Botimeve, në vitin 2011 Wu u rikthye në Rajonin Autonom të Tibetit, ku ai kishte punuar prej 16 vjetësh të karrierës së tij.

Tashmë një pensionist Wu donte të realizonte një ëndërr, krijimin e muzeut të yak-ut. Pas përpjekjesh 3 vjeçare ëndrra e tij u realizua dhe në maj të vitit 2014 Muzeu i yak-ut u hap në Distriktin e ri të kryeqendrës së Tibetit Lhasa, Liuwu dhe që nga përurimi ka shënuar mbi 80 mijë vizitorë.

Në një intervistë për median kineze "Global Times", Wu thotë se shumë njerëz e përgjithësojnë kulturën tibetiane vetëm me budizmin, por kjo është e gabuar. Sipas tij jeta e përditëshme e banorëve të Tibetit, transporti, ushqimi madje dhe politika, biznesi, mjekësia apo kultura kanë qenë të lidhura ngushtë me yakun, një kafshë simbol e kësaj rrafshnalte të Kinës.

Wu shprehet se në shpinë të yakut ka kaluar e gjithë historia mijëravjeçare e Tibetit, ndaj ai këmbënguli që të ngrihej një muze për yakun. Madje shumë miq tibetianë duke njohur pasionin e tij për yakun i kanë vënë nofkën "Yakbo" që në gjuhën tibetiane do të thotë "yak I vjetër".

Portreti

Wu është nga konteja Duchang e provincës lindore Jiangxi dhe ai është larguar nga vendlindja qysh në moshën 22 vjeçare. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Jiangxi-së në vitin 1976 ai së bashku me të tjerë të rinj u emëruan në Tibet, për të punuar në administratën vendore. Puna e Wusë ishte përqëndruar në një fshat blegtoral të kontesë tibetiane Jiali , të prefekturës Naqu në veri të Rajonit Autonom të Tibetit.

Wu nisi një përvojë të re jetësore në këtë zone 5 mijë metra mbi nivelin e detit. Përshtypje të madhe i bënin kafshët e njohura si yak të cilat ishin të lidhura shumë ngushtë me jetesën e banorëve të zones. Por një përvojë e veçantë e lidhur me yakun ndodhi në një dimër të acartë të qëndrimit të Wusë në Tibet. Ndërsa udhëtonte me kamion në një ditë dimri ata dhe rreth 20 makina të tjera u bllokuan nga stuhia e dëborës në rrugën midis

Naqusë dhe Jialisë. Temperatura ishte -30 C dhe trashësia e bores sa vinte e rritej. Ata ishin rreth 50 vetë në mes të acarit pa ujë dhe ushqim. Pas dërgimit të një mesazhi nëpërmjet një radiomarrëseje ushtarake, autoritetet e kontesë Jiali u mobilizuan të dërgonin ushqime me anë të një makine tek të bllokuarit.

Por makinat e paten të pamundur të çanin stuhinë e acartë, ndaj autoritetet ngarkuan mbi kuaj pakot me ushqime. Edhe karvani i kuajve u bllokua në trashësinë e dëborës dhe autoritetet vendore vendosën të dërgonin një karvan me yak, ku ngarkuan ushqimet për të bllokuarit që prej 4 netësh rrezikonin jetën. Vetëm yakët arritën tu shpëtonin jetën, pasi arritën të çanin rrethimin e bardhë të dëborës. Wu e kujtoj shpesh këtë përvojë të jetës së tij, madje thotë se shumë prej njerëzve të bllokuar në bore kur morën pakot me ushqime nisën të përloten. Wu flet plot passion dhe shton se yakët tibetianë shpëtuan jetën e tyre.

Në vitin 1984, Wu u emërua drejtor i Zyrës kulturore të prefekturës Naqu ndërsa në vitin 1988 ai nisi punën në Departamentin e promovimit rajonal në Lhasa. Jeta në Rajonin Autonom të Tibetit e njohur Wunë me shumë banorë vendës, me traditat e kulturën e lashtë të tyre., por mbi të gjitha ai kishte një passion të veçantë për yakët, të cilët sipas tij janë besnikë, të afërt me njerëzit por dhe guximtarë. Madje Wu krahason vetë tibetianët me yakun.

Realizimi i ëndrrës

Në vitin 1992 Wu u transferua në Pekin ne Departamentin bashkiak të promovimit, por nuk e harroi kurrë Tibetin. Ai nisi të mendonte se sit ë hapte një muze për yakun në Tibet dhe këtë e diskutoi me miqtë e tij. Në vitin 2011 Wu doli ne pension dhe nisi të merrej me realizimin e ëndrrës së tij.

Në një periudhë 3 vjeçare Wu vizitonte shpesh Tibetin ku mblidhte dokumente, por dhe objekte të lashta e të reja që lidheshin me yakun. Tashmë familjet tibetiane janë modernizuar dhe për punët në blegtori apo në jetën e tyre të përditëshme rrallë përdorin yakët, pasi kanë makina. Sipas Wusë kjo bën që edhe lidhja e banorëve të kësaj zone me yakun të zbehet sadopak.

Ndaj Wu mendon se krijimi i një muzeu për yakun është pjesë e rëndësishme e traditës dhe kulturës tinetiane, të cilën në këtë muze e gjen nëpërmjet fotografive, ekspozimit të pajisjeve të yakut, të cilat i janë dhuruar nga vetë banorët. Por yaku është edhe pjesë e kulturës tibetiane, pasi ka shumë vepra në pikturë, sculpture apo pajisje të krijuara me lëkurën e brirët e tij.

Vetë Wu tregon se në muze janë ekspozuar 2,000 objekte të lidhura me yakun, gjysma e të cilave i janë dhuruar nga banorët e zones. Wu e cilëson muzeun e yakut si një muze antropologjik.

Plani I Wusë për ndërtimin e muzeut të yakut pati mbështetjen e qeverisjes vendore me një fond prej 110 milion yuan ose 16.9 milion dollar për ndërtimin e muzeut.

Ëndrra e këtij 61 vjeçari u në realitet por Wu vazhdon të jetojë në Lhasa. Çdo mëngjes ai shëtit anës së lumit Lhasa, lexon në gjuhën tibetiane dhe përpiqet ta përmirësojë atë. Jeta e tij tregon se çdo ëndërr mund të realizohet kur gjen ndjekës të saj dhe kur ajo që ndërton i shërben sa më shumë njerëzve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China