PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hotelet plot stil të Pekinit
2016-01-18 09:16:15 CRI Komenti juaj Printoni

Çdo turist në albumet e fotove nga vendet që viziton, përveç të tjerave fokuson dhe hotelin. Ka hotele të shtrenjta apo të lira në çmim, të sofistikuara apo elegante, me shërbim të përsosur ose jo. Por ka raste kur një hotel dallohet nga të tjerët, për të veçantën e tij. Bëhet fjalë jo vetëm për vendodhjen, por edhe për dizenjimin dhe pajisjen e mjediseve të brendshme të tij. Pikërisht për të veçantat e disa prej hoteleve të kryeqytetit kinez, Pekin do të flasim në edicionin e sotëm të Hotpot.

Hotel Pekini

Parisi thuhet se është një ndër qytetet më romantike në botë. Por një atmosferë pariziane mund ta gjesh kudo, ku qëllimi i projektuesit të një ndërtese është romantizmi. Kjo shihet që në vizitën e parë në Hotel Pekin, ku të bie menjëherë në sy stili europian i hollit, por jo vetëm.Hoteli i famshëm ndodhet në zemër të Pekinit, aty ku të sheh syri Sheshin Tiananmen, Qytetin e Ndaluar apo Kullën e Daulles dhe të Këmbanës.

Fasada e hotelit ngjan me ndërtesat europiane të shekullit të 19-të, me çati të dekoruar apo korniza tepër të veçanta dritaresh, nga të cilat mund të shohësh, qendrën e kryeqytetit kinez. Dhomat e këtij hoteli dhe ambjentet e tjera të brendëshme janë të stilit neoklasik, ku çdo vizitor në përshtypjen e parë mendon se ndodhet në Europë.

Aman

Është një tjetër hotel i shquar i Pekinit, i cili ndodhet pranë një restorti luksoz pranë Pallatit perandorak të Verës.Vendodhja e tij në daljen lindore të Pallatit të Verës e dallon nga godinat e tjera hoteliere. Ky hotel rrethohet nga gjelbërimi i kopshteve 100 vjeçare. Ambjentet e brendëshme të tij dallohen për karakteristikat kineze, si arkitektura tradicionale, pavarësisht komfortit modern që ofrojnë për klientët.

Dizenjimi i mjediseve të hotelit, i dhomave, holleve dhe sallave të tij është i stilit perandorak, por e veçanta e tij është atmosfera e një mjedisi intim, ideale për çifte të dashuruarish.

Park Hyatt Hotel

I ndodhur pranë Qendrës Yintai, qiellgërvishtësja në bulevardin Chang an është simbol i Kinës moderne. Pikërisht këtu

ndodhet Park Hyatt Hotel i Pekinit, fare pranë Sheshit Tiananmen , Qytetit të Ndaluar dhe Parkut Beihai.

Mjediset e tij luksoze janë njëherësh edhe intime dhe romantike për klientët apo për ata që dëshirojnë një darkojnë këtu. Ky është një ndër hotelet më luksozë të kryeqytetit kinez, nga ku të ofrohet një pamje magjepsëse e tij. E veçanta e këtij hoteli është se aty ndodhen 16 lloje dhomash, të stileve të ndryshme.

Hotel çokollatë

Çokollata shpesh konsiderohet si mesazher i dashurisë. Pikërisht simbolin e çokollatës e gjen në një hotel të Pekinit, një vend ideal për të dashuruarit, që shpesh zgjidhet prej tyre në festa të veçanta si Shën Valentini apo në festime ditëlindjesh a përvjetoresh.

Pamja e hotelit të kujton një çokollatë gjigande, ku çdo dhomë ka një stilim të veçantë, duke të kujtuar marka të ndryshme çokollatash ndërkombëtare. Ti zgjedh një dhomë në këtë hotel dhe ajo ngjan me një çokollatë të njohur zvicerane, belge, italiane, gjermane, franceze apo japoneze. Për këtë mjafton të përmendim se një suit i këtij hoteli mban emrin e çokollatës së famshme italiane Ferrero, apo një tjetër e asaj franceze Truffles, apo Meiji. Për të qenë vërtet një simbol i çokollatës administratorët e hotelit kanë shtuar në shërbimin ndaj klientëve dhe ofrimin e çokollatave të famshme, me çmime të arsyeshme për klientët e hotelit.

Hoteli Dashuri e ëmbël

I ndërtuar në vitin 2008 ai u bë menjëherë i njohur, madje dhe i nderuar me çmime të ndryshme në sektorin e hotelerisë kombëtare. Me një emër të veçantë si Dashuri e ëmbël, ky hotel penikas ndodhet në Rrugën Zhixin dhe e veçanta e tij qëndron te dizenjimi modern i ambjenteve.

Dhomat e tij kanë emërtesa që lidhen me botën e modës apo të showbizit, ku nuk mungojnë "Victoria s Secret", "Simple Love", "Love in the forest" apo "Jessica", madje një dhomë quhet "One night in Beijing".

Hotel butik Kopshti DuGe

I ndodhur në distriktin Nanluoguxiang, në zemër të Pekinit, hoteli me emrin DuGe Courtyard Boutique, është një dizenjim nga Jehanne de Biolley dhe Harrison Liu. Në ambjentet e brendëshme dhe të jashtme të tij janë kombinuar me harmoni kopshtet tradicionale kineze me dekorin elegant.

Dhomat e hotelit kanë një stil bashkëkohor por dhe luksoz, i cili krijon një atmosferë të këndëshme intime për klientët. Ky hotel është i frekuentuar shumë dhe nga vendësit që organizojnë këtu festa apo edhe ceremoni dasme.(Eda Merepeza)

http://china.org.cn/travel/2013-09/16/content_29522389_8.htm

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China