PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillimi i Ekonomisë së Shpërndarjes (Sharing Economy)
2016-01-11 16:53:09 CRI Komenti juaj Printoni

Z. Luo Xianlin, kryeekzekutiv i kompanisë Zhuke u gëzua shumë këto ditë kur mësoi lajmin se në mbledhjen për veprimtarinë ekonomike vjetore të vendit që përfundoi në Pekin u vendos që dhënia me qira e apartamenteve do të mbështetet gjerësisht me politika qeveritare. Ky vendim u mor nga qeveria kineze për për të rritur shfrytëzimin e pasurive të paluajtshme. Por për kompaninë Zhuke, e cila ofron shërbime në internet, ky lajm është një "dhuratë" me vlerë për vitin e ri.

"Në fakt, biznesi ynë është në përputhje me prirjen botërore të zhvillimit të ekonomisë së shpërndarjes(sharing economy)", shprehet Luo .

Ekonomia e shpërndarjes, është një model krejt i ri biznesi që bazohet mbi zhvillimin e gjithanshëm të teknologjisë së internetit, thelbi i së cilës është që nëpërmjet mbledhjes së kërkesave të konsumatorëve dhe të burimeve të papërdorura që shpërndahen te individë të ndryshëm, të realizohet tregtimi i drejtpërdrejtë dhe me kosto të ulët.

Tani, ky model po shfaq prirje zhvillimi të vrullshëm në fushën financiare, të pronave të paluajtshme, të tregtimit të sendeve të përdorura etj. Nëpërmjet platformave elektronike, disa njerëz gatuajnë në shtëpi dhe dërgojnë te klientët që banojnë afër, qindra mijëra përdorues të internetit janë bërë investues të filmit me një "investim" që varion nga 50 deri në 100 juanë(8$ deri në 16$), shumë lexues shkëmbejnë libra të vjetër dhe më shumë të tjerë punojnë me kohë të pjesësshme si taksistë.

Ndryshimet më të mëdha ndodhin në mënyrat e udhëtimit. Tani në shumë metropole të Kinës, me të shkarkuar një aplikacion në celular, mund të regjistroheni si përdorues dhe të bëni porosi për të marrë një taksi ose një makinë private për një udhëtim me pagesë. Ndërkohë, pavarësisht profesionit tuaj, inxhinier, sipërmarrës, pensionist apo grua shtëpiake, nëse zotëroni një makinë dhe leje për drejtimin e mjetit mund të punoni në kohën e lirë si taksist part-tim. Sipas një sondazhi të zhvilluar në qytetin Hangzhou, me përdorimin e këtyre aplikacioneve po shtohet numri i makinave, me kapacitet të madh pasagjerësh.

Pak kohë më parë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 2-të Botërore të Internetit se Kina po zbaton planin e "internet +", duke synuar nxitjen e inovacioneve të shumëllojshme në bazë të teknologjisë së internetit. Sipas tij, në vend po shpejtohet krijimi i një Kine dixhitale, zhvillimin e ekonomisë së shpërndarjes për ngritjen e cilësisë dhe efektivitetin e rritjes ekonomike.

Në fakt, dy muaj para fjalimit të Xi Jinpingut, Luo Xianlini mësoi lajmin pas përfundimit të mbledhjes shtetërore të veprimtarisë ekonomike, ku ekonomia e shpërndarjes u përmend për herë të parë zyrtarisht nga udhëheqësit.

Kjo është arsyeja që Luo mendon se duhet të kapë shansin. Në fillim të vitit 2015, Luo Xianlini mësoi se shumë pronarë kanë më shumë se një banesë të papërdorur, por një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve që vijnë në Hang Zhou për t'u punësuar përballen me vështirësi në marrjen me qira të një apartamenti me çmim të arsyeshëm. Në mesin e vitit, Luo dha dorëheqjen nga kompania ku kishte punuar mbi 11 vjet dhe themelloi biznesin e vet. Sipas tij, qëllimi i kompanisë Zhuke-së është të ofrojë apartamente të mirëdekoruara, me çmim të ulët.

Pas kërkimit të pandërprerë për gjysmë viti, Luo ka krijuar lidhje me pronarët e 600 apartamenteve të papërdorura. Me investimet e ortakëve të kompanisë ai ridekoroi apartamentet dhe publikoi informacionet në platformën e kompanisë së tij.

Sipas Zhang Jiansen, një investues i Zhuke-së, disa banesa kanë ngelur bosh prej vitesh dhe pronarët e tyre nuk kanë as kohë dhe as energji t'i shndërrojnë në prona fitimprurëse. "Këto janë burime të papërdorura që mund t'i shfrytëzojmë", tha Zhang.

Apartamentet e kompanisë së Luo-së dekorohen në 6 stile moderne që plotësojnë shijen estetike të të rinjve. Në platformën e tij, përdoruesit e internetit mund të gjejnë informacionet dhe fotot e bëra në të gjitha ambjentet e apartamentit. Kështu që një person, kudo që ndodhet mund të marrë informacion të plotë për apartamentin ku do të jetojë, me të mbërritur në qytet.

Përveç këtyre, Luo po mendon për modifikimin e mënyrës së dhënies së qirasë. Në të kaluarën, pronarët e apartamentit kërkon një shumë të madhe si garanci, gjë që është e vështirë për të rinjtë që sapo nisin punën. Nëpërmjet kontakteve me institucionet financiare, qiramarrësit tani mund marrin një kredi në bankë me interes të ulët për të paguar qiranë e apartamentit. Në krahasim me agjencitë tradicionale që merren me këtë biznes, apartamentet mund të jepen me çmim më të ulët, por kushte më të mira banimi. Nga shembujt e taksistëve part-time apo nga kompania Zhuke mund të shohim të mirat e ekonomisë së shpërndarjes. Sipas analistëve, ky biznes i ri ka epërsi në pesë aspekte.

Së pari, mund të kursejë shumë burime. Të gjitha burimet që marrin pjesë në ekonominë e shpërndarjes nuk janë të reja, por ekzistojnë në realitet. Prandaj, nuk ka nevojë për prodhim të ri. Për një vend si Kina, me një popullësi kaq të madhe por burime të kufizuara, kjo epërsi është e dukshme.

Së dyti, mund të lehtësojë jetën e njerëzve. Me shfrytëzimin e burimeve të papërdorura të të tjerëve, njerëzit mund të gëzojnë ekonomikisht leverditë që sjell një marrëveshje e tillë me çmim të ulët.

Së treti, mund të rritë efektivitetin e zhvillimit ekonomik. Nëpërmjet mobilizimit ose mbledhjes së burimeve të papërdorura, ekonomia mund të zhvillohet me kosto të ulët, por me pjesëmarrjen e më shumë individëve.

Së katërti, mund të mbrojë mjedisin. Pakësimi i prodhimit do të favorizojë uljen e konsumit të materialeve dhe lëshimit të karbonit.

Së pesti, mund të rritë të ardhurat e njerëzve. Përveç ndarjes së përdorimit të pronave si apartament, makina etj., mund të vihet në përdorim puna e shumë njerëzve. Me anë të publikimit të informacioneve vetjake në platformat e veçanta në internet, kuzhinierët, mjekët, parukierët, trajnerët e fittnesit mund të ofrojnë shërbime në shtëpitë e klientëve, duke kryer pagesat online. Kështu që teorikisht, çdo profesionist zhvillon biznesin e vet.

Ky model i ri biznesi po inkurajon shumë të rinj ambiciozë të kapin shansin për të realizuar ëndrrën e tyre.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China