PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sigurim martesor
2016-01-11 14:49:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend të sigurini martesën tuaj? Jemi mësuar tashmë me sigurimin e jetës, apartamentit, biznesit apo makinës, por jo të martesës. Janë të njohura kontratat paramartesore mes çiftit, por në Kinë është shënuar një prirje e re që ka të bëjë me politika të kompanive të sigurimeve për të shtuar numrin e klientëve të tyre. Pas sigurimeve më të njohura që përmenda, këto kompani kanë nisur të ofrojnë për klientët dhe sigurime martesore. Por si funksionojnë ato?

Me rritjen e numrit të divorceve vitet e fundi t në Kinë ,disa kompani sigurimesh kanë nisur të ofrojnë bonuse financiare për çiftet e martuara me jetëgjatësi të lidhjes. Në prill të vitit të kaluar, gazeta "Wuhan Evening News" raportonte se një burrë i quajtur Gong nga provinca Hubei kishte bërë një pagesë prej 99,999 yuan (16,325 dollarë amerikanë) tek një kompani sigurimesh vendore, me kushtin që nëse ai dhe bashkëshortja do të ishin ende të martuar pas 5 vjetësh, ata do të paguanin një sigurim prej 131, 417 yuan. Raporti nuk e ka përmendur kompaninë e sigurimeve që pranoi një kompromis të tillë.

Sipas një punonjësi të një kompanie sigurimesh "politika e sigurimit nxit jetëgjatësinë e një martese, duke shtuar se nëse çifti që është siguruar divorcohet para afatit të përcaktuar në siguracion, lekët nuk do tu kthehen nga kompania.

Një mënyrë tjetër e të siguruarit të martesës së një çifti është ajo që i kërkon çiftit të paguajë një çmim vjetor. Në rast të zgjidhjes së martesës, njeri nga bashkëshortët, përgjithësisht gruaja bëhet përfituesja e vetme e shumës së siguruar. Këto politika sigurimesh synojnë që çiftet pas divorcit, ose të paktën njëri nga bashkëshortët të kompensohet.

Sipas gazetës vendore "Wuhan Evening News" kompanitë e sigurimeve "Sunshine Insurance Group", "Li'an Insurance" dhe "Sino Insurance" ishin të vetmet që ofronin sigurime martesore. Madje për këtë media një punonjës i kompanisë "Sunshine Insurance Group" ka thënë se kompania ofronte paketa sigurimesh martesore nga 8-50 vjet.

Ai madje ka shpjeguar dhe si funksionojnë këto paketa sigurimesh. Nëse një çift qëndron i martuar për 50 vjet dhe ka kryer një pagesë në formë sigurimi prej 100,000 yuan, atyre iu kthehet një pagesë në formë bonusi prej 800 mijë yuanësh.

Opinione pro dhe kundër sigurimit martesor

Nëse i referohemi të dhënave se si janë pritur këto politika sigurimesh nga opinion i gjerë mësojmë se nuk kanë patur shumë jehonë. Sipas "Chutian Metropolis Daily" në prill të vitit të kaluar më pak se 1 mijë vetë në Wuhan blenë sigurime martesore. Madje kjo ide e re në kompanitë e sigurimeve është kritikuar duke u cilësuar si minuese e shenjtërisë së martesës, e cila e kthen atë në një spekullim financiar.

Për këtë janë shprehur dhe profesionistë dhe përfaqësues të shtresës intelektuale. Dekani i njërit prej departamenteve të Universitetit të Financës dhe Ekonomisë së Universitetit të Shangait, Zhong Xiang thotë se " kjo politikë sigurimesh duket sikur luan bixhoz me divorcin e një çifti" dhe e kritikon rëndë atë. Sipas tij një kompani sigurimesh nuk mund ti jape një vlerë ekonomike prishjes së një martese.

Këshilla e psikologes

Ndërsa këshilltarja për marrëdhëniet në çift Sun Hao, e pyetur për politikën e sigurimit martesor është shprehur se " një martesë e palumtur nuk mund të shpëtohet nga faktorë të jashtëm dhe as nga sigurimi martesor. Ajo shton se një çift bashkëshortësh mund të qëndrojnë bashkë vetëm bazuar në dëshirën e ndërsjellë dhe duke zgjidhur dallimet së bashku.. Duke u nisur nga përvoja e saj si këshilluese për marrëdhëniet në çift Sun tregon disa shembuj të acarimit të marrëdhënieve në çift të cilat ndodhin për shkaqe të tradhëtisë bashkëshortore, të mospërputhjes së çiftit, të gjendjes ekonomike, të braktisjes së familjes nga njeri nga bashkëshortët dhe motive të tjera. Ajo konfirmon se vitet e fundit është shtuar numri i divorceve madje në vitet e para të martesës së çifteve, por shton se ka patur raste që pas këshillimit bashkëshortët kanë mundur të kapëcejnë dallimet mes tyre dhe të rinisin një marrëdhënie që është forcuar me kohë.

Sun nuk e pranon aspak si një zgjidhje sigurimin martesor, në rastet e mosmarrëveshjeve në çift. Madje ajo ofron disa mënyra jo financiare për ruajtjen e një martese nga bashkëshortët, të cilët me dëshirën e tyre e kanë krijuar lidhjen martesore.

Këshillat e psikologes Sun

Mos impononi opinionet apo zgjidhjet tuaja partnerit apo partneres.

Jini të pavarur dhe merrni në konsideratë pasojat e veprimeve që do të ndërmerrni në jetën bashkëshortore.

Mësohuni të vlerësoni meritat e njeri-tjetrit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China