PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Muri i dashurisë" në Shangai
2015-12-28 16:47:30 CRI Komenti juaj Printoni

Në çdo vend të botës kryesisht në qendër të qyteteve të mëdha ndodhen ura apo vende të spikatura që i kushtohen dashurisë njerëzore. Mjafton të kujtojmë disa nga qytetet italiane si Ponte Vecchio në Firence e mbushur me dryne me mbishkrime të çifteve të të dashuruarve apo edhe në qytete të tjera në Gjermani e gjetkë.Nuk kishte se si në Kinë të mos kishte një vend të tillë që tërheq turistë të shumtë, për të veçantën e tij por më së shumti për përmbajtjen.Madje edhe në Murin e Madh kinez herë pas here vendosen dryne të lidhur me fjongo të kuqe, ku të dashuruarit ngjisin copëza letre me emrat e tyre, për të mbrojtur në përjetësi dashurinë.

Në metropolin kinez Shangai ndodhet një rrugë e cila me të drejtë konsiderohet si shumë romantike edhe për shkak të "murit të ëmbël" që ndodhet në të. Rruga me emërtesën "Tian Ai" që në kinezisht do të thotë "dashuri e ëmbël" ndodhet në distriktin Hongkou të Shangait dhe është shndërruar si një vend pelegrinazhi për të rinjtë e dashuruar, por jo vetëm. Të rinjtë gjatë shëtitjeve të tyre kalojnë shpesh në këtë rrugë me emër kaq romantic. Por ky vend është mbushur me murale apo siç njihen ndryshme "grafite" kushtuar dashurisë. Për banorët e kësaj zone zhurma e vizitorëve nuk është aspak e këndëshme në çdo orë të ditës. Madje shumë prej tyre janë ankuar se për shkak të muraleve kjo rrugë ka humbur disi identitetin e saj.

Autoritetet vendore të distriktit duke i marrë seriozisht ankimet e banorëve për prishje të qetësisë por edhe të estetikës së rrugës ku banojnë kanë vendosur që të ngrihet këtu një mur prej 100 metrash, ku të dashuruarit me talent muralet të shprehin këtu ndjenjat e tyre perms artit.

Tema e Murit të dashurisë do të pasurohet me piktura kushtuar jo vetëm dashurisë romantike por dhe dashursë për familjen dhe natyrën.

Rruga Tian'ai është ndërtuar në fillim të viteve 20-të të shekullit të kaluar. Në 526 metra të rrugës janë mbjellë pemë dhe në të dy anët e saj janë shkruar vargje dashurie në kinezisht dhe anglisht. Madje tashmë qarkullon dhe një legjendë urbane sipas të cilës nëse një çift i dashuruar i kapur për dore shëtit në rrigën Tian ai do të mbetet përjetësisht i dashuruar.

Ishulli i Kretës mirëpret turistët kinezë

Ishulli i famshëm grek Santorini tërheq çdo vit mijëra turistë kinezë por tashmë dhe ishulli i Kretës po promovon bukuritë e tij natyrore dhe kulturore për të tërhequr sa më shumë turistë nga Kina.

Për të forcuar bashkëpunimin autoritete të sektorit të turizmit nga Kreta vizituan ditët e fundit Shangain për të shkëmbyer eksperiencë me homologët kinezë si dhe për të ftuar sa më shumë turistë nga Kina në këtë ishull të njohur grek. Michalis Vamiediakis komisioner për turizmin në ishullin e Kretës tua gjatë një takimi me ekspertë kinezë të turizmit në Shangai se megjithëse vitet e fundit është rritur numri i turistëve nga Kina që vizitojnë Kretën përsëri ai mbetet I vogël, krahasuar me mundësitë që ofron ishulli për turizëm. I intervistuar nga media kineze "Global Times" Vamiediakis tha se tregu kinez I turizmit është shumë i madh dhe klasa e mesme përbën forcën madhore të turimit. Ai theksoi se Kina dhe Greqia kanë ngjashmëri në qytetërimin e lashtë dhe të dy popujt ushqejnë ndjenja miqësore të ndërsjella.

Çdo vit më shumë se 100 milion kinezë vizitojnë vende të ndryshme të botës, ndërsa 4 milion prej tyre zgjedhin si destinacion turistik Europën. Vitin e kaluar Greqia priti rreth 100 mijë turistë nga Kina me një rritje nga viti në vit prej 70%.

Krahasuar me numrin e përgjithshëm të vizitorëve të huaj në Greqi në të njejtën periudhë që arrin në 24 milion numri i turistëve kinezë mbetet modest. Andreas Andreadis, kryetar i Shoqatës së Ndërmarrjeve turistike të Greqisë parashikon se deri në vitin 2021 numri i vizitorëve kinezë në Greqi do të arrijë 1 milion.

Duke ndjerë ende pasojat e krizës së rëndë financiare Greqia përpiqet të hedhë sytë më së shumti nga industria e turizmit. Aktualisht sektori i turizmit në Greqi ka nisur të rigjallërohet duke siguruar 20 % të GDP-së, krahasuar me vitet e kaluara kur ishte vetëm 155.

Ekspertët kinezë dhe grekë të turizmit janë ndalur në një çeshtje shqetësuese për ta. Edhe pse Greqia po promovon turizmin kapacitetet e saj gjatë pikut të sezonit turistik nuk e përballojnë dot fluksin e turistëve kinezë. Agjenci kineze udhëtimi kanë raportuar problem në akomodimin e turistëve në hotele në periudhën prill-tetor. Ekspertët e turizmit nga ishulli i Kretës gjatë shkëmbimit të ideve me homologët kinezë theksuan se ndonëse Santorini dhe Milos janë dy ishujt më të preferuar grekë të turistëve kinezë, atë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për pritjen e një numri të madh turistësh.

Përparësi sipas tyre ka Kreta e cila është një ndër destinacionet e preferuara turistike të Europës. Mbi 3.5 milion turistë europianë mbërrijnë çdo vit në ishullin e Kretes, nga ku ata mund të kryejnë vizita në Santorini.

Kreta është ishulli më i madh i Greqisë i pasur në objekte historike dhe kulturore, me muze, pamje tërheqëse të qytetit të vjetër por dhe mundësi të mëdha argëtimi, blerjesh. Mbit ë gjitha Kreta ofron mundësi të shumta në sektorin e hotelerisë, ku 1/3 e hoteleve me 5 yje të Greqisë ndodhen pikërisht në këtë ishull. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China