20151221Hotpot02 |
Afrimi i Krishtlindjeve i vë të gjithë në kërkim të dhuratave, por nuk është shumë e lehtë tu bësh dhurata anëtarëve të familjes disi ndryshme, kafshëve shtëpiake. Ato tashmë janë pjesë e jetës së individit dhe e familjes që feston, ndaj nuk mund të përjashtohen nga dhuratat e festës. E reja kineze Tao Zhu dhe idashuri i saj kanadez Dan Christensen pasi u menduan e gjetën dhuratën për qenin e tyre 3 vjeçar Xiaobai. Tao është bashkëpronare e Studios "Penny's Food" në Pekin ku shiten ushqime për qentë dhe macet, ndaj me rastin e festës qenushit të saj do ti dhurojë një kek. Për të tashmë është një traditë përgatitja e dhuratës së Krishtlindjeve për qenin e preferuar. Por ajo nuk është e vetmja ndër banorët e Pekinit që do të blejë një dhuratë për qenin e saj. Sipas një vëzhgimi të websitet rover.com, i cili kryesisht ka përdorues njerëz që kanë në shtëpi qen, nga 1 mijë amerikanë që kanë qen 95 % do të blejnë dhuratë për ta me rastin e Krishtlindjes. Madje 61% e tël anketuarve në vëzhgim kanë thënë se u bëjnë dhuratë qenve edhe kur kanë ditëlindjen, kurse 11 % nuk kursejnë dhuratën për qentë e tyre me rastin e Shën Valentinit, raporton Daily Mail.
Mary Peng është bashkëpronare e Qendrës së Shërbimeve Veterinare në Pekin dhe thotë se ashtu si perëndimorët shumë kinezë kanë nisur të bëjnë dhurata për kafshët e tyre shtëpiake vitet e fundit. Më së shtumti, thotë Mary dhuratat bëhen me rastin e Krishtlindjeve apo të Vitit të ri kinez, që është dhe festa më popullore në Kinë.
Ajo tregon se çdo Krishtlindje qysh nga viti 2006 në qendrën që drejton marrin pjesë në festën e organizuar me këtë rast 100 pronarë me kafshët e tyre shtëpiake, kryesisht qen dhe mace.
Nëse i referohemi sërish websitet rover.com pronarët e këtyre kafshëve shtëpiake shpenzojnë rreth 36 dollarë për çdo dhuratë. Një ndër 20 pronarë kafshsësh shtëpiake është shprehur në vëzhgim se do të mund të shpenzonin deri në 100 dollarë për një dhuratë për qenin apo macen. Dhuratat për kafshët shtëpiake janë kryesisht pema e Krishtlindjeve apo ushqime të shërbimeve për kafshët. Ka edhe nga ata që me rastin e Krishtlindjeve për qenin apo macen e tyre porositin dhurata jashtë vendit. Të shumta janë edhe lodrat që ata blejnë për të gëzuar pjestarët kafshë të familjes.
Në Kinë një prirje e re e kohëve të fundit është porositja në rrjetin e blerjeve online Taobao të ushqimeve për kafshët shtëpiake, por ku mund të blesh dhe veshje për to apo lodra.
Në një artikull të botuar në "Huffington Post" në vitin 2010, nën pemën e Krishtlindjeve më shumë dhurata gjejnë qentë se sa macet. Artikulli citon një vëzhgim të Associated Press-Petside.com, sipas të cilit 56% e pronarëve të kafshëve shtëpiake planifikonin të blinin dhuratë për qentë, ndërsa 48% për macet. Përsa i përket llojit të dhuratave meqë qentë më së shumti dalin jashtë shtëpisë pronarët e tyre u blejnë veshje, sidomos dimërore ndërsa për macet ata blejnë lodra.
Tradita e gjuetisë me fajkonj
Diku fshehur mes pyjesh në Malin Changbai të provincës Jilin shfaqet një pamje jo e zakonshme për syrin e qytetarit të sotëm. Mund të themi se banorët e këtushëm jetojnë në harmoni me zogjtë. Yingtun njihet me emrin "fshati i fajkonjve", pasi rreth 300 banorë të tij merren rregullisht me zënien dhe trajnimin e fajkojve. Ata ruajnë një traditë të lashtë rreth 300 vjeçare, të përcjellë nga njeri brez në tjetrin qysh nga koha e parardhësve mançurë.
Popullsia mançure, një pakicë etnike e cila jeton në verilindje të Kinës tradicionalisht merret me peshkim dhe gjueti, por edhe me rritjen e trajnimin e zogjve të mëdhenj për gjueti.
Rritja dhe trajnimi i fajkojve ka nisur nga kjo popullsi që gjatë sundimit të dinastisë Qing në vitet (1636-1912), por edhe në ditët tona rritja dhe stërvitja e zogjve të mëdhenj është mjaft e përhapur në këtë pakicë kombëtare të Kinës. Kryesisht gjatë dimrit banorët e këtij fshati ushtrojnë shpesh gjuetinë, pasi mishi është një ndër ushqimet e preferuara të tyre, në ditët e ftohta.
Njeri prej banorëve i njohur si " mbreti fajkua" Liu Hongsheng ka nisur të trajnojë zogjtë që kur ishte 9 vjeçar dhe tani ai numëron 40 vjet përvojë. Çdo vit gjatë muajit hënor Liu shkon në brendësi të pyllit për të zënë zogj të egër. Sipas traditës kur një gjuetar zë një fajkua, i cili është shpend i egër, ndaj për ta zbutur duhet të qëndrojë i izoluar dhe në kontakt disaditor duke e pare në sy. Fillimish fajkoi është i trembur por kur vendoset lidhja mes gjuetarit dhe fajkoit ajo është e përjetshme. Pas kësaj përvoje fajkoi e ndihmon mjeshtrin gjuetar të zerë fazanë. Vetë fajkoi shndërrohet në një gjuetar dhe mësohet se ai kap 20 fazanë në ditë, të cilët gjuetari i shet me 150 yuan, ose 23 dollarë amerikanë copën.
(Eda Merepeza)