20151214Hotpot01 |
Në shoqërinë e sotme mbipesha është një çeshtje globale, e lidhur ngushtësisht me shëndetin e individit. Vajzat e reja mbipeshë shmangin pasqyrën, nuk pëlqejnë veten dhe shpesh bien në gjendje depresive për shkak të pamjes së jashtme. Por kjo është vetëm pjesa estetike e problemit, pasi mbipesha tek disa persona mund të rrezikojë jetën. Sot do të flasim për një të re kineze, e cila qysh në moshë të vogël ka patur probleme me mbipeshën, deri sa arriti të përballej me një sfidë të vërtetë.
Lu Weishan është një 31 vjeçare kineze e cila ka një gjatësi trupore prej 1.65 metër dhe peshon 244 kg. Ajo e quan veten gruaja më e shëndoshë e Kinës dhe mezi pret të shohë ndryshimet trupore, pasi sapo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të ngushtimit të stomakur, e njohur si "bypass surgery" në qytetin Changchun, kryeqendra e provincës verilindore Jilin.
Ajo është një ndër të shumtët njerëz mbipeshë në Kinë, që vitet e fundit po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vemendje dobësimit të tyre nëpërmjet dietave mjekësore apo edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Në rastin e Lu-së ndërhyrja është kryer fillimisht për ndarjen e stomakut në dy qeska në Spitalin Kino-Japonez të Changchunit. Kjo ndërhyrje do të zvogëlojë stomakun e saj, duke i ndërprerë dhe mbikonsumimin e ushqimeve, që e ka çuar në peshën e mëparëshme 244 kg.
Para operacionit Lu thoshte se ndonëse ushqehej mirë ajo nuk ndjehej e ngopur ndaj dhe vazhdonte të hante sasi të mëdha ushqimi. Në shkollën 9 vjeçare Lu kishte një peshë mbi 15 kg më të madhe, krahasuar me bashkëmoshatarët e saj. Ndërsa në kohën e shkollës së mesme ajo peshonte 95 kg më shumë se moshatarët e saj, duke arritur në peshën trupore 149 kg kur nisi studimet në universitet.
Me trishtim Lu tregon se tashmë shumë nga shoqet e saj të shkollës janë fejuar, martuar apo janë bërë nëna.
Gjatë kësaj periudhe ajo i është nënshtruar dietave të këshilluara nga mjekët, ka marrë barna të ndryshme për dobësim, apo ka kryer seanca akupunkture dhe masazhe të ndryshme, por efekti i tyre ka qenë i papërfillshëm. Ajo ka qëndruar 6 vjet e papunë në shtëpi, për shkak të peshës që arriti në 244 kg dhe më pas vendosi të operohej.
Mjekët i patën thënë Lusë se nëse nuk do të kryente ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale ajo nuk do të mund të jetontë më shumë se 40 vjeç. Pra ishte në rrezik të dukshëm për jetën.
"(Gastric bypass) ose i njohur në gjuhën popullore si ngushtimi i stomakut është një operacion mjaft i përhapur në ShBA. Pikërisht kjo ndërhyrje pritet ta ndihmojë Lunë të heqë 60-70% të mbipeshës së saj brenda një viti, shpjegon për mediat vendëse kirurgu Jiang.
Duke folur për periudhën pas operacionit të pacientes së tij Lu, kirurgu thotë se ajo tashmë është në gjendje të ngrihet dhe të lëvizë si dhe të konsumojë lengje. Mjeku shton se me një dietë të pasur ushqimore Lu do të mund të humbasë vazhdimisht peshë në të ardhmen.
Në Kinë jetojnë 46 milion të rritur mbipeshë, sipas të dhënave të Agjencisë së Shkencave Sociale të Kinës.
Me një peshë trupore prej 300kg, Sun Liang ka qenë njeriu më i shëndoshë në Kinë, i cili ndërroi jetë në moshën 24 vjeçare, në prill të vitit 2014.
Por Lu fatmirësisht e ka shmangur një fat të tillë. Kur e pyesin se çfarë dëshiron të ndodhë në jetën e saj pasi të ketë një peshë normale trupore, Lu shprehet se dëshira më e madhe është të udhëtojë dhe sigurisht të gjejë njeriun e jetës. (Eda Merepeza)