PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet dhe pijet dimërore të Pekinit
2015-12-16 11:28:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kur vjen dimri kemi nevojë për më shumë kalori për të përballuar motin e ftohtë, virozat e stinë në rritje. Çdo vend ka karakteristikat e veta në kulturën e të ushqyerit, por përsa i përket të ushqyerit në dimër shqiptarët dhe kinezët kanë mjaft të përbashkëta. Nëse do të listojmë gatimet apo pijet dimërore do të gjejmë mjaft ngjashmëri.

Bëhet fjalë për ushqime që blihet lehtësisht në rrugët e Pekinit këto ditë kur petku i dëborës ka mbuluar gjithçka dhe termometri tregon nën 0 gradë celsius.

Tanghulu- janë fruta të sheqerosura, më së shumta mollë të egra të kuqe që vendosen në një shkop. Çdo vit, kryesisht në dimër shitës ambulantë ofrojnë këtë lloj ushqimi që të ëmbëlson, duke të larguar disi ndjesinë e të ftohtit. Gati në çdo cep rruge në kryeqytetin kinez, por dhe në brendësi të qendrave të mëdha tregtare shiten frutat e sheqerosura në shkop. Kjo ka qenë një traditë e hershme edhe në Shqipëri, kur në rrugë dimrit shiteshin mollë sheqeri, por me kalimin e viteve nuk ekziston më.

Gështenjat e pjekura- ashtu si edhe në Shqipëri në Pekin gjatë dimrit gështenjat e pjekura pëlqehen dhe përdoren shumë. Janë sërish shitësit ambulantë që i shesin për klientët gështenjat e paketuara në qeska prej letre.

Shuanyangrou-Dimri ka nevojë për supëra, gatime të lëngshme me proteina. Por në traditën dimërore të Pekinit karakteristikë është hotpoti i përgatitur kryesisht për darkë me mish viçi të prerë si fetë proshute, i cili hidhet në enën hotpot së bashku me perime të ndryshme dhe pas një zierje të shpejtë shërbehet duke e ngjyer me salcë soje apo erëza të tjera. Përgjithësisht erëzat janë djegëse dhe kjo veti e tyre ndihmon trupin gjatë temperaturave të ulta.

Patatet e ëmbla të pjekura-Shiten nga ambulantët në çdo cep të Pekinit, pasi janë pjekur në disa enë të veçanta. Kryesisht shitësit ambulantë qëndrojnë pranë stacioneve të metrove, ku njerëzit dalin nga temperaturat e ngrohta në ambjentet e brendëshme në ajrin e ftohtë. Patatet e pjekura dhe të ngrohta përveç vlerave të njohura ushqimore shërbejnë dhe për largimin e të ftohtit.

Lvdagun-është një ëmbëlsirë pekinase e gatuar me fasule të kuqe të ëmbla dhe miell orizi. Gjatë panaireve të tempujve në dimër shumë shitës ambulantë tregtojnë këtë ëmbëlsirë karakteristike.

Lakra kineze-është mjaft e përhapur në familjet pekinase gjatë stinës së dimrit, por edhe në qytete të tjera të veriut të vendit.Amvisat e gatuajnë lakrën në mënyra të ndryshme, duke e bërë supë, sallatë,dumplings apo edhe turshi.Është karakteristike për periudhën e ftohtë të dimrit.

Luzhu Huoshao-ky gatim ngjan me paçen e zorrëve.Ai përgatitet me zorrë derri dhe brume dhe këshillohet për stinën e dimrit.

Tangerduo-mund të përkthehet në shqip "veshë sheqeri". E ka marrë këtë emër nga forma e ëmbëlsirës që ngjan me veshin. Ajo gatuhet me sheqer dhe miell dhe skuqet e shërbehet e ngrohtë.

Hurmat – Janë një nga frutat më të përhapura në dimën në kryeqytetin kinez. Në të kaluarën shumë njerëz i mbanin në ngrirje hurmat për ti futur më pas në një enë me ujë të ngrohtë. Nga ky ndryshim i temperaturave tuli i hurmës bëhet shumë i butë. Ky frut është mjaft i përhapur në Pekin dhe madje vendësit i krahasojnë me fenerët e kuq.

Hongshu- Është një ëmbëlsirë dimërore e përgatitur me patate të ëmbël dhe xhelatinë. Stina e dimrit është periudha më e mirë për ngrënien e hongshusë.

Përveç këtyre ushqimeve karakteristike gjatë dimrit të ftohtë kinezët shtojnë konsumin e çajit, i cili është i llojeve të ndryshme, si i kuq, i zi, jeshil, çaj frutash, i bardhë, pu-erh etj. Disa nga çajrat më të përdorur gjatë dimrit janë ato që përdoren me fruta.

Guomicha- është një çaj që përgatite me mollë, ananas mjaltë dhe limon. Këto fruta priten në copa të vogla dhe bashkë me copat e limonit zihen me ujë, të cilit i shtohet limon. Vitaminat me të cilat janë të pasura frutat si dhe mjalti ndihmojnë në ngrohjen e organizmit, qarkullimin e mirë të gjakut dhe ndjesinë e ngrohtë, aq të domosdoshme gjatë ditëve të acarta dimërore.

Çaj me xhenxhefil, mjaltë dhe limon-kryesisht ky çaj përdoret gjatë dimrit në veriun e Kinës, ku edhe temperaturat bien shumë gradë nën zero. Në qytetin Harbin ky çaj është ndër më të përdorurit gjatë stinës së dimrit. Ai përgatitet fare thjeshtë me feta të holla xhenxhefili, feta limoni dhe mjaltë. Ky çaj këshillohet shumë kur ftohemi gjatë dimrit dhe është mjaft i mirë për mbajtjen larg të virozave të stinës.

Çaj me pomelo dhe mjaltë (fengmi youzicha), përveç shijes së këndëshme ndikon dhe në luftimin e toksinave por dhe në ngrohjen e organizmit. Ky çaj ndikon dhe në ruajtjen e lëkurës së fytyrës nga tharja gjatë dimrit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China